Saturday, November 3, 2012

Vjedhin fenerët e Porsche-ve për të rritur marijuanën

Tmerr në Amsterdam për të gjithë ata që kanë makina Porsche. Hajdutët kanë nisur të vjedhin fenerët e makinave luksoze.
Në kryeqytetin holandez brenda një jave janë vjedhur fenerët e 20 makinave Porsche- Cayenne dhe Panamera. Policia holandeze dyshon se fenerët ksenon janë vjedhur për të rritur marijuanë me to. Për shkak se këto fenerë janë shumë të shndritshëm dhe me to kursehet shumë, janë veçanërisht të mirë për rritjen e bimës.