Friday, November 9, 2012

Shikojeni ndeshjen e avionit me automobilin (video)

Në Dallas, në Teksas, një avion i vogël është ndeshur me automobilin i cili po kalonte nëpër rrugën e vet private afër aeroportit.
Në xhirim shihet aeroplani i vogël për dy persona tek ulej duke u përgatitur për aterrim. Përnjëherë paraqitet automobili i cili kalon afër avionit me fluturim të ulët Së shpejti pasoi ndeshja gjatë të cilës avioni humb një rrotë ndërsa automobili humbi ekuilibrin dhe pothuajse u rrotullua. Videon e ka xhiruar bashkëshortja e pilotit që e shikonte bashkëshortin duke ushtruar për leje pilotimi. Piloti, Willaim Davis, pas aksidentit ka thënë se do të heqë dorë nga fluturimi. Gruaja që drejton automobilin u dërgua në spital me lëndime të vogla e faji për aksident bie mbi të pasi nuk ishte ndaluar te shenja “stop” që gjendet në fund të rrugës e cila kalon pranë pistës.