Tuesday, November 6, 2012

Sa herë ndërron gruan, goditet nga rrufeja (Video)

Melvin Roberts (58 vjeç) është goditur nga rrufeja derisa po përpiqej të mbulonte makinën e kositjes së barit në kopshtin e shtëpisë në Seneca të Karolinës së Jugut.
Burri i cili kishte humbur ndjenjat u gjet nga komshitë. Melvin tha se vitet e fundit është goditur pesë herë nga rrufeja, herën e fundit në vitin 2007, në një kohë me diell. “Isha duke kontrolluar zogjtë e pulave dhe ishte kohë me diell. Më pas u zgjova plot gjak dhe të djegura, isha konfuz, ndërsa zogjtë ishin të gjithë të shtrirë me këmbët nga qielli”, u shpreh ai. Ky burrë rrëfeu për televizionin amerikan se “dashuritë e tij kanë ecur paralelisht me incidentet në të cilat është goditur nga rrufeja, ndërsa situata do të ndryshojë”. “Kam qenë i martuar pesë herë dhe po kaq herë me ka goditur rrufeja. Bashkëshortja e tanishme me thotë se kjo është e gjashta herë që më godet rrufeja. Por, nuk e kam ndërmend të lë gruan kësaj radhe.