Sunday, November 18, 2012

Një mjeke shkakton aksident sikur në film (VIDEO)


Një mjeke e njohur ka shkaktuar një përplasje spektakolare, të cilën mund ta shohim vetëm në film. Ajo me automobilin e saj ka „fluturuar“ në parking dhe ka dalë në rrugë duke goditur dy vetura.

Mjekja Kristin Hauard deri tani ishte njohur në bazë të titullit “Mjeke e vitit”, i cili i është ndarë asaj në vitin 2009 për shkak të sakrificës në shpëtimin e jetës se njerëzve. Mirëpo, këto ditë ajo ka përfunduar në gjyq për shkak të një aksidenti, i cili më shpesh mund të shikohet vetëm në filmat aksion. Ajo për pak sa nuk ka marrë jetën e të tjerëve. Në rrethana jo edhe aq të qarta, ajo ka goditur me një shpejtësi të madhe dy vetura duke lënduar rëndë vozitesin e njërës prej veturave. Kjo ngjarje është inçizuar nga kamerat e policisë të vendosura afër vendit të ngjarjes.

 PER TA SHIKUAR VIDEON KLIKO ME POSHTE:

Saturday, November 17, 2012

Zihet me të fejuarin, hidhet nga kati i 15-të, shpëton (Video)

Shpëton për mrekulli pavarësisht se hidhet nga një ndërtesë e lartë.
Një 19-vjecare e dëshpëruar për fundin e dashurisë së saj është hedhur nga kati i 15-të i një pallati në Wuhan, në provincën kineze të Hubei. Forcat e ushtrisë u përpoqën ta bindnin të mos merrte vendimin ekstrem, por ajo është hedhur. Për fatin e saj të mirë dysheku i fryrë i vendosur në shesh i shpëtoi jetën. Ajo mori vetëm disa plagë të lehta.

KLIKO ME POSHT PER TA PARE VIDEON:

Mënyra ma ebukur per të bërë një Femër per veti(VIDEO)

Për me mashtruar duhet qenë dy persona njëri duhet incizuar kurse tjetri duhet ta gënjejë .

Friday, November 16, 2012

Grabitje mafioze me armë dhe motorë në mes të Londrës! (VIDEO)

Edhe pse në vende të zhvilluara dhe të sigurta, siç është Britania e Madhe, një dukuri e tillë do të përbënte tabu, ja që realiteti tashmë përgënjeshtron gjithçka!
Është vjedhur me mënyrën më “hollivudiane” një dyqan bizhuterish brenda një qendre tregtare, në zemër të Londrës! Pikërisht ishin tre motorë, citon alb-observer.com, me nga dy “kalorës” të armatosur të cilët kishin organizuar këtë vjedhje mafioze me armë në qendrën tregtare Breg Cross Shopping Center në qendër të Londrës, vjedhje që e kryen me suksesin më të madhë… Madje duhet theksuar se grabitja ka ndodhur “ditën për diell”, në orën 10:15 të mëngjesit!/alb-observer Ndiqni në vijim grabitjen mafioze me motër e “kalorës”:

Te ne është më se i nevojshëm një “dënim” i tillë (VIDEO)

Nuk priti pasi i qe bllokuar rruga nga autobusi i shkollës.
Një gjyqtar ka urdhëruar një grua të qëndrojë në një kryqëzim e veshur me një shenjë ku lexonte “idiot” pasi ajo u kap në videokasetë për ngarje makine në trotuar për të shmangur një autobus shkolle që po zbriste dhe merrte fëmijë. Shena Hardin, 32 vjeç, u kap muajin e kaluar. Dëshmitarët thonë se Hardin nuk priste dot për arsye se nuk donte të bëhej vonë. Duke iu trembur një situatë potencialisht e rrezikshme, shoferi i autobusit ka kontaktuar Policinë e Qarkut në CLEVELAND, SHBA, dhe menjëherë ata e kapën në flagrancë pak metra më tutje, para se të diltee në rrugë kryesore. Në të njëjtën kohë, shoferi i autobusit kapi manovrën e Hardin në videon e tij. Të hënën, një Gjykatë i tha HARDIN se duhet të qëndrojë në një ndërprerje për dy ditë javën e ardhshme, sipas të dhënave të gjykatës. Ajo do të duhet të veshë një shenjë që lexon: “. Vetëm një idiot drejton në trotuar për të shmangur një autobus shkolle”

Ja si shëroheshin ushtarët nga tmerri i betejës gjatë luftës së I dhe II botërore…! (VIDEO)

Ushtarë në luftën e parë botërore në gjendje shoku, reagime të çrregullta, i nënshtrohen kujdesit me metoda primare dhe të avancuar për atë periudhë të mjekut në një klinik në Devon.
Në vijim do të ndiqni dy video të cilat u paraqesim, me anë të cilave do të ndiqni metodat e shërimit të ushtarëve nga tmerri i betejës gjatë luftërave të dekadës së 19910-ës, ku përfshihen metodat e terapisë “para dhe pas saj!”. Në pamjet filmike nga lufta e parë botërore do të ndiqni tentativat dhe agonin e ushtarëve për të kontrolluar pjesë së trupit, pas shokut që kanë pësuar gjatë betejave në luftë. Sipas statistikave të ardhur deri në ditë e stome, ishim me qindra e mijëra ushtarët që pësuan shok dhe u tmerruan përgjatë të dy luftërave botërore, ga përvojat e hidhura dhe të paimagjinueshme barbarizmi që ata përjetuan në fushën e betejës përgjak përleshjeve! Për mjekët dhe specialistët e psikologjisë të asaj koha kthimi i tyre në realitet ishte sa dramatik po dhe aq pamundur…! Kështu, Hurst, një mjek ushtarak, citon alb-observer, besonte dhe dëshironte të shëronte çdo njërin prej ushtareve të sëmurë, duke “rekrutuar” metoda, siç hipnoza, dieta të veçanta, masazhe, deri dhe fuqinë e bindjes… metoda të cilat në realitet rezultuan të mrekullueshëm dhe shumë rezultativë, ku 90% e rastee të riktheheshin në normalitet. Termi “shell shok” –“ çrregullim nervor ose psikozë” që lindi në vitin 1917, nga Chalres Myers, madje është e njohur edhe si “neuroza e luftës”. Videot janë regjistruar në: Newton Abbott’s Seale Hayne në Devon. Kliko per t’i parë videot:

Kuvajt, organizohen fishekzjarret më spektakolare në histori (VIDEO)

Festimi i 50 vjetorit të Kushtetutës së Kuvajtit u shënua me fishekzjarret më spektakolare në histori, për të cilët u harxhuan 15 milionë dollarë.
Agjencitë botërore të lajmeve njoftojnë se Kuvajti ka shënuar edhe rekord për fishekzjarret më spektakolare, të regjistruar në Librin Gines të Rekordeve. Organizatorët kanë përdorur 77.282 njësi piroteknike. Shfaqja në kryeqytetin e Kuvajtit u përcoll nga mijëra banorë lokalë dhe mysafirë. Megjithatë, jo të gjithë qytetarët e Kuvajtit u gëzuan për këto fishekzjarre, duke marrë parasysh se një pjesë e vendit është i kapluar nga kriza politike. Shumë qytetarë të Kuvajtit me të drejtë thonë se 15 milionët e harxhuar për fishekzjarret, kanë mundur të përdoren për punë të tjera më të dobishme për shoqërinë.