Tuesday, November 6, 2012

Taksisti perdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja (FOTO)

Një taksit rumun u bë protagonist i një ngjarje të rrallë dhe për pak tragjike.
Nicolae Stan, dëshmoi nga krevati i një spitali, se si një vajzë e pashme u ngjit në taksinë e tij, e ftoi në shtëpinë e saj dhe atje i vendosu thikën në fyt e i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale mes tyre. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e vendit, Bukuresht. Siç raportoi e përditshmja “Gazeta de Bistrita”, vajza e identifikuar më pas si 30-vjeçarja Luminita Perijoc, kundrejt një shpërblimi bindi viktimën që ta ndihmonte për ngritjen e valixheve në një apartament, ku pas refuzimit të joshjeve të saj, ajo u bë e dhunshme. Në atë moment, ajo i vendosi babait të familjes thikën në fyt dhe e detyroi që të realizonin marrëdhënie seksuale. Megjithatë, e pangopur, Perijoc i kërkoi taksistit që të rikthehej të bënte seks për herë të dytë dhe për të tretë. Kur u shpreh se ishte i paaftë të kënaqte dëshirën e fundit të pasagjeres së çuditshme, ai u godit në brinjë me armën e ftohtë dhe pati nevojë për t’u kuruar në spital për plagën e marrë. Ndonëse e reja u arrestua më pas, taksisti u shpreh se e gjithë kjo ngjarje e pazakontë i ka shkatërruar jetën, sepse gjëja e fundit që do të donte ishte të fitonte vëmendje mediatike dhe të bëhej objekt komenti i të gjithë Rumanisë. Me cinizëm, në disa forume ai është ironizuar për mungesën e dëshirës për të realizuar marrëdhënie me një vajzë me ngjashmëri të çuditshme me Angelina Jolie për nga pamja, por mediat serioze në vend kanë kërkuar që 30-vjeçarja të dënohet për përdhunim dhe plagosje, në të njëjtën mënyrë se si do të ishte dënuar krimi nëse ai do të ishte realizuar nga një mashkull.