Saturday, November 10, 2012

Rita Ora,Prapaskena e xhirimeve në Prishtinë (Video)

Fenomeni Rita Ora, e cila tashmë ka publikuar videoklipin e realizuar në Prishtinë, ka thënë disa herë se ka shijuar shumë rikthimin në qytetin e lindjes.
Këtë gjë e deshmojnë edhe xhirimet e publikuara nga prapaskena e realizimit të videoklipit "Shine Ya light". Gjatë përgaditjes se një skene me Prishtinën në sfond, Rita u drejtohet kamerave duke u thënë : "Shikoni sa i bukur është qyteti im". Ndryshe, ky videoklip ka shtyrë një grup deputetësh të Parlamentit të Kosovës, që të dorëzojnë kërkesë tek presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, që Rita Ora, e cila gëzon famë botërore, të shpallet Ambasadore Nderi e Kosovës, për kontributin e saj në ngritjen e imazhit të Kosovës.