Tuesday, November 6, 2012

Mbetet shtatzënë gjatë shtatzënisë

Pas shërimit trevjeçar për sterilitetin dhe tentimeve të panumërta për të mbetur shtatzënë, Julia Growenberg (33) nga Fort Smith në Arkansas ka mbetur shtatzënë dy herë brenda dy javësh dhe ka lindur njëkohësisht dy foshnja jo binjake.
Një fenomen i tillë, i cili me fjalorin shëndetësor quhet “superfertilizim”, e që përfshin gratë shtatzëna që ngelin përsëri shtatzëna, deri më tash është regjistruar vetëm në 11 raste në mbarë botën. Edhe pse kanë pasur dëshirë të madhe të kenë fëmijë, çifti Growenberg thotë se në fillim kanë qenë të frikësuar nga lajmi. “As mjekët me shumë përvojë nuk kanë arritur të thonë se çfarë është duke ndodhur”, ka thënë ajo. Se rasti ishte vërtet i çuditshëm, është dëshmuar vetëm nëpërmjet ultratingullit, kur mjekët konstatuan se ajo në vend të një, sa kishte në fillim, tash bart dy fryte në barkun e saj. E pas nëntë muajsh nga shtatzënësia e parë, Julia ka sjellë në jetë vajzën Gilian dhe vëllanë e saj dy javë më të vogël Hadson.