Saturday, November 3, 2012

Vitin tjetër nis shitja e spermës së njerëzve të famshëm

Nuk mund t’i keni në krah njerëzit më të famshëm në botë? Por ama baballarë mund t’i keni.
Mund të zgjidhni një futbollist, aktor ose edhe bankier të njohur. Firma britanike Fame Daddy ka vendosur që të shesë spermën e njerëzve të famshëm duke nisur nga shkurti i vitit të ardhshëm. Kostoja e blerjes së spermës do të kushtojë së paku 18 mijë euro. Klientët do të mund të zgjedhin fushën nga e cila e duan donatorin e spermës, në sport, aktrim apo biznes. Dhuruesi i spermës do të mbetet anonim, por ruan të drejtën që të njohë fëmijën që është ngjizur me spermën e tij. Deri më tani ndonjë VIP nuk është ofruar për të dhuruar spermën, por firma thotë se gjithçka do të jetë gati kur të startojë shitja.