Sunday, October 28, 2012

Hedh në gjyq gruan se…ishte e shëmtuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë. Pekin: Jian Feng pasi u nda nga gruaja e hodhi po ashtu në gjyq dhe e gjithë kjo, sepse ishte e shëmtuar.
Më e keqja është se gjykata i ka dhënë të drejtë dhe ka vendosur ta dëmshpërblejë duke i akorduar plot 93 mijë euro, siç bën të ditur “Fox 31″. Atë filloi ta bezdiste “shëmtia” e gruas pas ardhjes në jetë të vajzë së tyre. Ai ishte frikësuar nga pamja e fëmijës duke e cilësuar tmerrësisht të shëmtuar dhe duke thënë se nuk i ngjante asnjërit prej tyre. Fillimisht Feng u inatos dhe e akuzoi bashkëshorten për tradhëti. E gjendur në një situatë të tillë, gruaja pranoi se pak përpara se të martohej kishte shpenzuar mbi 77 mijë euro për të ndryshuar pamjen e saj, shkruan as. Gjithçka ishte bërë para njohjes dhe ajo nuk e kishte parë të arsyeshme që t’i tregonte bashkëshortit. Zoti Feng kërkoi menjëherë divorcin duke thënë se ndihej i zhgënjyer dhe i mashtruar. Gjyqtari ra dakord me këtë arsyetim dhe vendosi ta dëmshpërblente për “dëmin” e shkaktuar