Thursday, November 8, 2012

Ndihmë, vajza qesh pa pushim prej 12 vitesh

Një çift kinez kërkon me dëshpërim një kurë për vajzën 12- vjeçare, që qesh pa pushim që kur ka lindur.
Nëna, Yang Longying, nga Chongqing, thotë se gjithçka nisi kur fëmija i dytë, Xu Pinghui, zuri ethet kur ishte 8-muajshe. "Që nga ajo ditë ajo qesh pa e kontrolluar veten", thotë për "Chongqing Evening Post". Familja thotë se situata u përkeqësua kur mbushi dy vjeç, sepse humbi aftësinë për të folur ngaqë vetëm qesh. Babai i vajzës, një punëtor ndërtimi, ka shpenzuar gjithçka për një kurë, por pa rezultat. "Kur e shoh që qesh ndjej edhe më shumë trishtim se kur qan", thotë ai