Saturday, November 3, 2012

Milingona të medha sa një njeri? Ndoshta një ditë

Regjizori i filmave Edgar Wright, i njohur për filma si “Shaun of the Dead” ka deklaruar që ai do të bëjë një film në lidhje me një Njeri-Milingonë, një superhero i revistave me figura që mund të zvogelohet në madhësine e një milingone dhe të komunikojë me milingonat.
Nëse ky film do të jetë i ngjashëm me revisten me figura, në të do të ketë gjithashtu milingona në madhësine e njereëzve. Kjo gjë i vuri shumë persona në mendime: A mund të ketë vertet milingona në madhesi njerëzore? Dhe pse nuk janë insektet më të mëdha? Në fakt kerkuesit dhe shkencëtarët nuk e dinë ende pergjigjen e kesaj megjithëse shumë hipoteza janë hedhur në lidhje me faktin se pse insektet dhe artropodet e tjerë nuk bëhen më të mëdhenj. Hipoteza e pare është që ekzoskeletonet e insekteve mund të mos jenë mjaftueshem të fuqishem në mënyre që t’u lejohej atyre të bëheshin më të mëdhenj, kështu ekzoskeletet e tyre do të duhet të bëheshin shumë të trashë. Jon Harrison, një fiziolog insektesh në Arizona State University e mesoi këtë teori si një fakt të vendosur gjatë trajnimit të tij, por në fakt ekzistojnë shumë pak të dhëna në mbeshtetje tëe kësaj teorie. Studimi i vetëm që është marrë me këtë çështje zbuloi që artropodet më të mëdhenj nuk kanë ekzoskelete më të mëdhenj. “Kështu që nuk ka të dhëna direkte që të mund të vertetohet kjo teori.” – tha Harrison. Një teori e lidhur me këtë sugjeron që të qenit më i madh i bën ato të jenë një ushqim më terheqës. Një studim ka treguar që madhësia e mizave antike është ulur me rritjen e evolimit të zogjve, duke sugjeruar kështu që krijesat e vogla ishin më të afta për të evituar kafshet grabitqare. Një mundësi tjeter: “Insektet kanë sisteme qarkullimi teë hapura, ku gjaku dhe lëngjet e trupit nuk janë të mbajtura nëpër enë ashtu si ndodh me shumicen e vertebrorëve. Kjo e bën më të vështirë që gjaku të levize në një trup më të madh, pasi qarkullimi do të pengohej nga graviteti që e terheq gjakun për poshtë.” Ndoshta hipoteza më e besueshme është ajo që Harrison e ka studiuar gjerësisht, është ajo në lidhje me rolin që luan oksigjeni. Insektet “marrin frymë” nepërmjet tubave të vegjel të quajtur trakea, që e transportojnë oksigjenin nga atmosfera tek qelizat e vogla. Kur insektët të arrijnë një madhesi të caktuar, insektet do të kenë nevoje për më shumë oksigjen nga sa mund të kaloje përmes trakeas së tij. Në mbështetje të kesaj teorie vjen fakti që rreth 300 milion vjet më parë shumë insekte ishin shume më të mëdhenj nga sa janë tani. Në atë kohë perqendrimi i oksigjenit në atmosferë ishte rreth 35% ndersa sot është 21%. Kerkimet e Harrison kanë arritur në rezultatin që pothuajse të gjitha insektet bëhen më të vogla nëse i vendos ato në kushte me oksigjen të ulet , dhe shumë prej tyre bëhen më të mëdhenj nëse u jep më shumë oksigjen. Ka nga ato që bëhen 20% me të medhenj në një gjenerate të vetme. Megjithatë sipas Harrison ka ende shumë pyetje që kanë nevojë për pergjigje. Sipas tij: “Milingona të mëdha sa një njeri? Nuk do të thoja që nuk mund të ndodhë.”