Thursday, November 15, 2012

Në vend që të nokautojë kundërshtarin, boksieri nokauton gjyqtarin – VIDEO

Muajin e kaluar në Slloveni është mbajtur një turne boksi amator, i cili ka dhënë spektakël dhe boks kualitativ, si dhe një situatë mjaftë jo të zakonshme, gjatë së cilës dëmin më të madh e ka marrë gjyqtari i ndeshjes.
Boksieri kroat, Kristan Radan gjatë një momenti kur gjyqtari ndërhyri për ta larguar atë nga kundërshtari, pa pasur asnjë arsye dhe pa asnjë logjikë, ai i dha një goditje të fortë gjyqtarit, i cili edhe pse nuk ra, ai e humbi kontrollin. Pastaj edhe siç pritej boksieri kroat u diskualifikua dhe fitorja i takoi kundërshtarit tij. Ndiqni videon dhe shikoni reagimin jologjik të boksierit.