Tuesday, November 6, 2012

Feston 110-vjetorin dhe tregon sekretin e jetegjatesise

Njeriu më i vjetër i Britanisë së Madhe ka festuar 110-vjetorin e lindjes dhe ka deklaruar: “Dua të jetoj deri 120 vjeç”.
Reg Dean, pretendon se sekreti i jetëgjatësisë së tij, është një ilaç misterioz që ka pirë në Indi. Ai thotë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, një doktor i kishte thënë se do të shpikte një pije, e cila të bënte të jetoje përgjithnjë dhe e kishte pyetur nëse do të dëshironte ta pinte. “Nuk mund t’i thoja jo, kështu që e piva dhe ja ku jam”, tregon 110-vjeçari. Reg, i cili ka lindur dy vite pas vdekjes së mbretëreshës Viktoria ka marrë një koleksion telegramesh nga mbretëresha aktuale. 110-vjeçari që ka punuar si mësues thotë se është akoma ambicioz dhe kërkon të takojë Nelson Mandelën dhe të jetojë edhe 10 vite.