Monday, November 5, 2012

Manekinet ruse u rrahën në pistën e modës(VIDEO)

Grushtet krisën pasi njëra prej vajzave e preku tjetrën në dorë.
Mosmarrëveshja shpejtë u qetësua, ndërsa vajzat vazhduan të ecin në pistën e modës sikur të mos kishte ndodhur sherri fare. Vajzat kishin veshur modelet e rrobave që mund të gjenden në qendrën tregtare të Voronjezhit në Rusi dhe po bënin sfilitë në qendrën tregtare. Përfaqësuesit e dyqaneve në qendrën tregtare thanë se vajzat vazhdimisht garojnë dhe kanë rivalitet të theksuar pasi sa më shumë revy mode paraqiten, aq më shumë para fitojnë, shkruan Life News.