Monday, November 5, 2012

Prenë pemën për ta vjedhur biçikletën (VIDEO)

Një bandë e hajnave në orët e hershme të enjten në Brooklyn preu një pemë në të cilën ishte lidhur me zinxhir një biçikletë me vlerë vetëm 50 dollarë.
Pasi prenë pemën me sëpatë, njëri prej hajnave mori biçikletën dhe e voziti vetëm pesë sekonda dhe më pas e flaku tutje. Këtë ngjarje e ka regjistruar kamera e sigurisë ndërsa videoja është postuar në YouTube.