Friday, November 16, 2012

Gjyshja, shtatzanë me fëmijën e së bijës

Një grua pothuajse 60-vjeçare fitoi vëmendje mediatike duke u shndërruar në mbartëse të fëmijës së vajzës së saj.
58-vjeçarja kanadeze Cathy Donelly, është aktualisht 6-muajshe shtatzanë me foshnjen, e ngjizur në laborator midis së bijës dhe bashkëshortit të saj. Për shkak të një problemi në mitër, vajza e quajtur Shannon, e kishte të pamundur të bëhej nënë dhe pas disa vitesh tentativash të dështuara, që e kishin vendosur lidhjen e saj në rrezik,Cathy u vetofrua për t’u shndërruar në vetëm gjyshen e shtatë të njohur në botë, që mbart fëmijën e vajzës apo djalit të saj. Nënë e tre fëmijëve dhe me gjashtë nipër e mbesa, Cathy deklaroi: “U ndieva keq per time bijë. Mendova se në fund të fundit, çfarë janë nëntë muaj nga jeta ime? Nuk është se kam ndonjë punë dhe po sakrifikoj diçka të madhe. Unë do të mbaj fëmijën për nëntë muaj, ndërsa ata për të gjithën jetën e tyre”.Procesi i mbartjes së fëmijës bëhet pasi veza pllenohet artificialisht në laborator dhe injektohet në një nënë mbartëse, e cila nevojitet vetëm për të çuar deri në fund procesin e shtatzanisë, qe për arsye të ndryshme shëndetësore, nuk mund të realizohet nga nëna e vërtetë. Megjithatë, është e pazakontë që nëna mbartëse të ketë një moshë të tillë, pasi rreziqet dhe ndërlikimet shëndetësore rriten në mënyrë të vazhdueshme, për një shtatzani pas të 40-tave./tch