Sunday, November 18, 2012

Një mjeke shkakton aksident sikur në film (VIDEO)


Një mjeke e njohur ka shkaktuar një përplasje spektakolare, të cilën mund ta shohim vetëm në film. Ajo me automobilin e saj ka „fluturuar“ në parking dhe ka dalë në rrugë duke goditur dy vetura.

Mjekja Kristin Hauard deri tani ishte njohur në bazë të titullit “Mjeke e vitit”, i cili i është ndarë asaj në vitin 2009 për shkak të sakrificës në shpëtimin e jetës se njerëzve. Mirëpo, këto ditë ajo ka përfunduar në gjyq për shkak të një aksidenti, i cili më shpesh mund të shikohet vetëm në filmat aksion. Ajo për pak sa nuk ka marrë jetën e të tjerëve. Në rrethana jo edhe aq të qarta, ajo ka goditur me një shpejtësi të madhe dy vetura duke lënduar rëndë vozitesin e njërës prej veturave. Kjo ngjarje është inçizuar nga kamerat e policisë të vendosura afër vendit të ngjarjes.

 PER TA SHIKUAR VIDEON KLIKO ME POSHTE: