Sunday, November 18, 2012

Një mjeke shkakton aksident sikur në film (VIDEO)


Një mjeke e njohur ka shkaktuar një përplasje spektakolare, të cilën mund ta shohim vetëm në film. Ajo me automobilin e saj ka „fluturuar“ në parking dhe ka dalë në rrugë duke goditur dy vetura.

Mjekja Kristin Hauard deri tani ishte njohur në bazë të titullit “Mjeke e vitit”, i cili i është ndarë asaj në vitin 2009 për shkak të sakrificës në shpëtimin e jetës se njerëzve. Mirëpo, këto ditë ajo ka përfunduar në gjyq për shkak të një aksidenti, i cili më shpesh mund të shikohet vetëm në filmat aksion. Ajo për pak sa nuk ka marrë jetën e të tjerëve. Në rrethana jo edhe aq të qarta, ajo ka goditur me një shpejtësi të madhe dy vetura duke lënduar rëndë vozitesin e njërës prej veturave. Kjo ngjarje është inçizuar nga kamerat e policisë të vendosura afër vendit të ngjarjes.

 PER TA SHIKUAR VIDEON KLIKO ME POSHTE:

Saturday, November 17, 2012

Zihet me të fejuarin, hidhet nga kati i 15-të, shpëton (Video)

Shpëton për mrekulli pavarësisht se hidhet nga një ndërtesë e lartë.
Një 19-vjecare e dëshpëruar për fundin e dashurisë së saj është hedhur nga kati i 15-të i një pallati në Wuhan, në provincën kineze të Hubei. Forcat e ushtrisë u përpoqën ta bindnin të mos merrte vendimin ekstrem, por ajo është hedhur. Për fatin e saj të mirë dysheku i fryrë i vendosur në shesh i shpëtoi jetën. Ajo mori vetëm disa plagë të lehta.

KLIKO ME POSHT PER TA PARE VIDEON:

Mënyra ma ebukur per të bërë një Femër per veti(VIDEO)

Për me mashtruar duhet qenë dy persona njëri duhet incizuar kurse tjetri duhet ta gënjejë .

Friday, November 16, 2012

Grabitje mafioze me armë dhe motorë në mes të Londrës! (VIDEO)

Edhe pse në vende të zhvilluara dhe të sigurta, siç është Britania e Madhe, një dukuri e tillë do të përbënte tabu, ja që realiteti tashmë përgënjeshtron gjithçka!
Është vjedhur me mënyrën më “hollivudiane” një dyqan bizhuterish brenda një qendre tregtare, në zemër të Londrës! Pikërisht ishin tre motorë, citon alb-observer.com, me nga dy “kalorës” të armatosur të cilët kishin organizuar këtë vjedhje mafioze me armë në qendrën tregtare Breg Cross Shopping Center në qendër të Londrës, vjedhje që e kryen me suksesin më të madhë… Madje duhet theksuar se grabitja ka ndodhur “ditën për diell”, në orën 10:15 të mëngjesit!/alb-observer Ndiqni në vijim grabitjen mafioze me motër e “kalorës”:

Te ne është më se i nevojshëm një “dënim” i tillë (VIDEO)

Nuk priti pasi i qe bllokuar rruga nga autobusi i shkollës.
Një gjyqtar ka urdhëruar një grua të qëndrojë në një kryqëzim e veshur me një shenjë ku lexonte “idiot” pasi ajo u kap në videokasetë për ngarje makine në trotuar për të shmangur një autobus shkolle që po zbriste dhe merrte fëmijë. Shena Hardin, 32 vjeç, u kap muajin e kaluar. Dëshmitarët thonë se Hardin nuk priste dot për arsye se nuk donte të bëhej vonë. Duke iu trembur një situatë potencialisht e rrezikshme, shoferi i autobusit ka kontaktuar Policinë e Qarkut në CLEVELAND, SHBA, dhe menjëherë ata e kapën në flagrancë pak metra më tutje, para se të diltee në rrugë kryesore. Në të njëjtën kohë, shoferi i autobusit kapi manovrën e Hardin në videon e tij. Të hënën, një Gjykatë i tha HARDIN se duhet të qëndrojë në një ndërprerje për dy ditë javën e ardhshme, sipas të dhënave të gjykatës. Ajo do të duhet të veshë një shenjë që lexon: “. Vetëm një idiot drejton në trotuar për të shmangur një autobus shkolle”

Ja si shëroheshin ushtarët nga tmerri i betejës gjatë luftës së I dhe II botërore…! (VIDEO)

Ushtarë në luftën e parë botërore në gjendje shoku, reagime të çrregullta, i nënshtrohen kujdesit me metoda primare dhe të avancuar për atë periudhë të mjekut në një klinik në Devon.
Në vijim do të ndiqni dy video të cilat u paraqesim, me anë të cilave do të ndiqni metodat e shërimit të ushtarëve nga tmerri i betejës gjatë luftërave të dekadës së 19910-ës, ku përfshihen metodat e terapisë “para dhe pas saj!”. Në pamjet filmike nga lufta e parë botërore do të ndiqni tentativat dhe agonin e ushtarëve për të kontrolluar pjesë së trupit, pas shokut që kanë pësuar gjatë betejave në luftë. Sipas statistikave të ardhur deri në ditë e stome, ishim me qindra e mijëra ushtarët që pësuan shok dhe u tmerruan përgjatë të dy luftërave botërore, ga përvojat e hidhura dhe të paimagjinueshme barbarizmi që ata përjetuan në fushën e betejës përgjak përleshjeve! Për mjekët dhe specialistët e psikologjisë të asaj koha kthimi i tyre në realitet ishte sa dramatik po dhe aq pamundur…! Kështu, Hurst, një mjek ushtarak, citon alb-observer, besonte dhe dëshironte të shëronte çdo njërin prej ushtareve të sëmurë, duke “rekrutuar” metoda, siç hipnoza, dieta të veçanta, masazhe, deri dhe fuqinë e bindjes… metoda të cilat në realitet rezultuan të mrekullueshëm dhe shumë rezultativë, ku 90% e rastee të riktheheshin në normalitet. Termi “shell shok” –“ çrregullim nervor ose psikozë” që lindi në vitin 1917, nga Chalres Myers, madje është e njohur edhe si “neuroza e luftës”. Videot janë regjistruar në: Newton Abbott’s Seale Hayne në Devon. Kliko per t’i parë videot:

Kuvajt, organizohen fishekzjarret më spektakolare në histori (VIDEO)

Festimi i 50 vjetorit të Kushtetutës së Kuvajtit u shënua me fishekzjarret më spektakolare në histori, për të cilët u harxhuan 15 milionë dollarë.
Agjencitë botërore të lajmeve njoftojnë se Kuvajti ka shënuar edhe rekord për fishekzjarret më spektakolare, të regjistruar në Librin Gines të Rekordeve. Organizatorët kanë përdorur 77.282 njësi piroteknike. Shfaqja në kryeqytetin e Kuvajtit u përcoll nga mijëra banorë lokalë dhe mysafirë. Megjithatë, jo të gjithë qytetarët e Kuvajtit u gëzuan për këto fishekzjarre, duke marrë parasysh se një pjesë e vendit është i kapluar nga kriza politike. Shumë qytetarë të Kuvajtit me të drejtë thonë se 15 milionët e harxhuar për fishekzjarret, kanë mundur të përdoren për punë të tjera më të dobishme për shoqërinë.

Punëtorët më të shpejtë në botë (Video)

Thuhet shpesh se “vetëm budallenjtë lëvizin shpejt”, mirëpo këtë duket se e hedhin poshtë edhe disa njerëz, të cilësuar si punëtorët më të shpejtë në botë.
Punojnë në prodhim, por gjithçka e kanë shndërruar në një ritëm, si të ishte kërcim. E kjo shpejtësi është vërtet aq marramendëse, sa që duket sikur ata punëtorë nuk ndalen as qoftë edhe për të marrë frymë

Pushohet nga puna për komentin racist ndaj Obamas në Facebook (VIDEO)

“Nuk mendoj se është punë e madhe.” Këto fjalë ndoshta mund të jenë përdorur nga shumë prej nesh, pak para se dikush të na bënte ta ndërronim mendimin.
22 vjeçarja Denise Helms nga Turlocku i Kalifornisë, përdori rrjetin Facebook për të shprehur mllefin për rizgjedhjen e presidentit Obama. Ashtu siç e ka incizuar Fox 40 në Sakramento, ajo shkroi: “4 vite të tjera nga ky njeri me ngjyrë”. Ndoshta ai do të vritet gjatë kësaj kohe.” Çuditërisht, ky postim duket të ketë shkaktuar diçka, pasi jo çdokush pajtohej me mendimin e saj. Në fakt, punëdhënësi i saj, Cold Stone Creammery, e pushoi nga puna. “Kjo punëtore nuk është më në ndërmarrje dhe komentet e saj të turpshme dhe tërësisht të papranueshme nuk pasqyrojnë pikëpamjet tona”,- cicëroi Cold Stone Creamery. Helms, kur u intervistua nga Fox 40, nuk dukej se ishte penduar për postimin e saj në Facebook. Ajo tha: “Ai absolutisht nuk ka bërë gjë për këtë shtet.” Ajo e gëzuar shpjegoi nuancat prapa mendimeve të saj: “Pjesa për vrasje ishte e vrazhdë. Unë nuk pretendoj që do të bëj diçka të tillë me çdo kusht, por nëse do të ndodhte kjo, unë nuk mendoj se do të shqetësohesha.” “Siç duket postimi im mbrëmjen e kaluar për presidnetin Obama shkoi në Twitter dhe Fox 40 erdhi dhe më intervistoi sepse siç dukej shumë njerëz në Sakramento mendojnë që unë jam e çmendur dhe raciste. Kjo është e tëra që kam për të thënë! Unë nuk jam raciste dhe nuk jam e çmendur. Thjesht po e deklaroj mendimin tim” Shërbimi Sekret Amerikan mund të interesohet për mendimin e saj. Helms këmbëngul që ajo e ka vendosur në formën “private” faqen e saj në Facebook, kështu që është mjaft interesante të thuhet se si pikëpamjet e saj morën aq shumë vëmendje. Veçanërisht teksa ajo tani merr vetë kërcënime dhe ka qenë në kontakt me policinë lokale në një bazë “të rastësishme”

Amerikanja i mbijeton gjashtë kafshimeve nga një gjarpër helmues – VIDEO

Adoleshentja nga Kalifornia, Vera Oliphant ka arritur që të mbijetojë edhepse për gjashtë herë është kafshuar nga një gjarpër helmues.
Adoleshentja papritur ka rënë në një fole ku ka pasur një numër të madh të gjarpërinjëve helmues. 16-vejçarja Vera, duke kërkuar sinjal për të telefonuar nënën e saj, nuk ka vënë re se ka rënë në një fole të gjarpërinjëve duke i shkelur ato, ndërsa më pas gjarpërinjtë kanë filluar ta kafshojnë atë. Ajo thotë se në fillim nuk i ka ndjerë kafshimet, ndërsa më pas menzi ka arritur që të afrohet deri te shtëpia e xhaxhait të saj, i cili mënjëherë e ka dërguar në spital. Ajo ka kaluar katër ditë në spital, ndërsa mjekët u deshtë ti japin asaj 24 injeksione antihelm kundër infeksioneve. Mjekët thanë se ajo ka pasur shumë fat, pasi që në shumicën e rasteve nga kafshime të tilla, vjen deri te vdekja
SHIKO VIEDEON ME POSHTE:

Turisti rus pi deri sa vdes nga dashuria për tajlandezen

Një 27 vjeçar turist nga Rusia iu thye zemra nga një vajzë tajlandeze në Phuket.
Për rrjedhojë, ai piu aq shumë alkool sa pësoi goditje në zemër dhe vdiq, dyshon policia. Vdekja u njoftua nga menaxherja e një shtëpie pushimi. Ajo e gjeti turistin të vdekur në dhomën e katit të tretë. Në skenën e krimit, policia zbuloi një numër të madh shishesh të mbushura me alkool vendës. Nuk kishte shenja që të ngrinin dyshime për dhunë. Policia supozoi se vdekja kishte ardhur nga alkooli, i cili, për shkak të sasisë së madhe kishte tronditur sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kishte shkaktuar goditje në zemër. Nga hetimi, policia zbuloi se rusi kishte një të dashur shumë simpatike tajlandeze, por së fundmi, ata kishin filluar të grindeshin shumë për shkak se djaloshi qe ngushtë me para. Për rrjedhojë, vajza i mbajti distancë dhe u përpoq të gjente një të dashur të ri. Me zemër të thyer, i riu nga Rusia piu alkool vazhdimisht deri sa gjeti vdekjen.

Ciklon i frikshëm dhe i pashpjegueshëm…! (VIDEO)

Një fenomen i rrallë dhe i pashpjegueshëm, u shënua mëngjesin e 14 nëntorit 2012 në brigjet e Japonisë.
Një ciklon i çuditshëm, i pashpjegueshëm, “goditi” qytetin Bakajiama në Ishikawa, një prefekturë me 1.2 milionë banorë, në rajonin e Chubu që pas një periode me mot të keq, solli breshër të fuqishëm dhe shkatërrues në këtë rajon! Por, veç asaj që këto fenomene janë inekzistente në Japoni, edhe më shumë interesant është fakti se kjo dukuri shfaqet në këto fusha, ngaqë këto fenomene zakonisht shfaqen në zona detare me temperatura më të larta, pas përplasjeve të rrymave të ngrohta ajrore, ndërsa tashmë ajo u shfaq në dete edhe më të ftohët, siç ato të Oqeanit Paqësor!/alb-observer Për më shumë në videon në vijim:

Poston kërcënimin që iu bë, bllokohet nga “FB”

Një grua, e cila publikoi një imazh me tekst të një kërcënimi që kishte marrë në “Facebook”, u bllokua nga përdorimi i rrjetit shoqëror, pasi kishte shkelur të drejtat e autorit në postimin e saj.
Një aktiviste islandeze e të drejtave të femrave, Hildur Lilliendahl Viggosdottir u pezullua për 30 ditë nga postimi i çdo mesazhi, pasi kopioi dhe publikoi në faqen e saj një status të një përdoruesi tjetër të “Facebook”, i cili e kërcënonte nëpërmjet një teksti dhe imazhi, në të cilin i referohej me emër. Viggosdottir, si pjesë e fushatës së saj, krijoi një album të quajtur “Burrat që urrejnë gratë”, në të cilin postohen imazhe dhe komente me natyrë diskriminuese të bëra prej meshkujve, me qëllim demaskimin e këtij fenomeni. Megjithatë, pasi ajo postoi kërcënimin që i ishte bërë në mur, “Facebook” e bllokoi për thyerjen e të drejtës së autorit. Rrjeti shoqëror më i përdorur në botë pengon riprodhimin dhe ripostimin e materialeve të ndryshme, pa marrë një aprovim me shkrim prej autorit të vërtetë dhe ndonëse mund të duket e pabesueshme, postimi i bërë prej aktivistet duket se e shkeli këtë urdhëresë./ych

Gjyshja, shtatzanë me fëmijën e së bijës

Një grua pothuajse 60-vjeçare fitoi vëmendje mediatike duke u shndërruar në mbartëse të fëmijës së vajzës së saj.
58-vjeçarja kanadeze Cathy Donelly, është aktualisht 6-muajshe shtatzanë me foshnjen, e ngjizur në laborator midis së bijës dhe bashkëshortit të saj. Për shkak të një problemi në mitër, vajza e quajtur Shannon, e kishte të pamundur të bëhej nënë dhe pas disa vitesh tentativash të dështuara, që e kishin vendosur lidhjen e saj në rrezik,Cathy u vetofrua për t’u shndërruar në vetëm gjyshen e shtatë të njohur në botë, që mbart fëmijën e vajzës apo djalit të saj. Nënë e tre fëmijëve dhe me gjashtë nipër e mbesa, Cathy deklaroi: “U ndieva keq per time bijë. Mendova se në fund të fundit, çfarë janë nëntë muaj nga jeta ime? Nuk është se kam ndonjë punë dhe po sakrifikoj diçka të madhe. Unë do të mbaj fëmijën për nëntë muaj, ndërsa ata për të gjithën jetën e tyre”.Procesi i mbartjes së fëmijës bëhet pasi veza pllenohet artificialisht në laborator dhe injektohet në një nënë mbartëse, e cila nevojitet vetëm për të çuar deri në fund procesin e shtatzanisë, qe për arsye të ndryshme shëndetësore, nuk mund të realizohet nga nëna e vërtetë. Megjithatë, është e pazakontë që nëna mbartëse të ketë një moshë të tillë, pasi rreziqet dhe ndërlikimet shëndetësore rriten në mënyrë të vazhdueshme, për një shtatzani pas të 40-tave./tch

Së shpejti hapet “Supermarketi i prostituteve”

Në Vjenë pritet të hapet “supermarketi i parë” në botë i prostitutave.
Mediat shkruajnë se 2 manjatë kanë vënë në dispozicion 15 milionë euro për të ndërtuar lokalin më të madh të Europës, që në fakt do të jetë i ngjashëm me një supermarket. Vendi i saktë ku do të ndërtohet ky lokal është mbajtur sekret, por ajo që dihet është se ndërtesa do të ngrihet në periferi të Vjenës dhe pritet të hapet në fillim të vitit 2014. “Burrat do të kenë në dispozicion rreth 120 vajza, mes të cilave mund të zgjedhin 24 orë në 24.”- bën të ditur shoqëria 8 Quadrat Development. Ky projekt, që do të quhet Funmotel, do të jetë në gjendje të presë deri në 1 mijë klientë brenda 24 orëve.

Thursday, November 15, 2012

Në vend që të nokautojë kundërshtarin, boksieri nokauton gjyqtarin – VIDEO

Muajin e kaluar në Slloveni është mbajtur një turne boksi amator, i cili ka dhënë spektakël dhe boks kualitativ, si dhe një situatë mjaftë jo të zakonshme, gjatë së cilës dëmin më të madh e ka marrë gjyqtari i ndeshjes.
Boksieri kroat, Kristan Radan gjatë një momenti kur gjyqtari ndërhyri për ta larguar atë nga kundërshtari, pa pasur asnjë arsye dhe pa asnjë logjikë, ai i dha një goditje të fortë gjyqtarit, i cili edhe pse nuk ra, ai e humbi kontrollin. Pastaj edhe siç pritej boksieri kroat u diskualifikua dhe fitorja i takoi kundërshtarit tij. Ndiqni videon dhe shikoni reagimin jologjik të boksierit.

E tradhton burrin me nxënësin 16vjeçar!

Amy Neely, 38-vjeçare mësuese nga Florida, u kap “në flagrancë” nga burri i saj, ndërsa me një nxënës të mitur e tradhtoj burrin e saj me një nxënës i cili ka jetuar në shtëpinë e saj, si pjesë e një programi të këmbimit të studentëve.
Mateu Neely gjeti gruan e tij me ndihmën e aplikimit GPS në telefonin e saj celular.Policia e ka akuzuar për abuzim s eksual. Tani për tani nuk dihet nëse i jepte mësim djalit me të cilin ka fjetur.Sipas raportit të arrestimit, Matthew Neely e gjeti gruan e tij, pasi ai e ka ndjekur nëpërmjet GPS.Ata u takuan vetëm një rrugë pak larg nga shtëpia e tyre, në të cilën përndryshe ka jetuar dhe studenti. Në fakt, ai ishte një student i këmbimit i cili është marrë nën kujdestarinë e Amy gjat qëndrimit në Florida.Amy Neely tha oficerëve se nxënësi ishte ai që nxiti të kenë marrëdhenie . Studenti, në anën tjetër pohon se ata kanë për muaj me rradhë në marrëdhënie, dhe duke pasur s eks edhe në shtëpinë e saj

Tuna një mashkull-ngrënëse

Këngëtarja shkupjane, Tuna, nuk po mjaftohet me vëmendjen që ka tërhequr deri më tani dhe ajo po provon mënyra nga më të ndryshmet për t’i bërë të gjithë të flasin për të .
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke dashur ta kafshojë një mashkull në qafë. Ndonëse është kujdesur që mos ta zbuloj tërësisht as fytyrën e mashkullit e as të sajën, megjithatë, nga tiparet, vërejmë se vajza në fotografi është Tuna. “Ajo është një mashkull-ngrënëse. Të bën që të punosh shumë, të shpenzosh shumë. Të bën që të dashurohesh në të “, ka përshkruar Tuna veten në këtë fotografi. Këngëtarja e hitit “I Asaj”, tashmë është “profilizuar” si një vajzë kontraverse e cila provokon në mënyra të ndryshme. Pak kohë më parë, ajo madje pat fyer të gjitha vajzat shqiptare me rastin e festës së, “Halloween”, duke thënë se, të gjitha shqiptaret janë si dreqka.

Kënga fituese e Alban Skënderajt e vjedhur? (VIDEO)

Pas fitores në Këngën Magjike, janë shpërndarë edhe spekullimet për origjinalitetin e këngës së Alban Skenderajt. Disa kanë gjetur edhe këngën e cila dyshohet se ka qenë motiv dhe origjinal i “kopjes” së Alban Skënderajt.
Përndryshe Alban Skënderaj është njëri prej kantautorëve më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptarë, këngët e të cilit të gjitha kanë qenë mirë të pranuara nga publiku dhe të vlerësuara mjaft mirë nga kritikët. Këto janë vetëm spekullime, kurse ne më poshtë po ju prezantojmë këngën refuzoj të Alban Skenderajt dhe këngën greke të këngëtarit Petros Busulopulos që titullohet I agapi mu epa vradhi. Dëgjoni dhe vlerësojini vet./albtime Alban Skënderaj – Refuzoj

Rihanna, aktorja e ardhshme në rolin vajza-Bond

Daniel Craig apo ndryshe siq e njohim në rolin James Bond, ka deklaruar për media se Rihanna është këngëtarja e cila më së miri do të luante rolin e vajzës Bond për krah tij.
Madje ai e ka quajtur këngëtare si perfekte për këtë rol, i pëlqen qëndrimi i saj por edhe zëri. Ai ka sugjeruar që në filmin e ardhshëm Rihanna ta merr përsipër këtë rol, mirëpo nga këngëtarja nuk dihet se a do ta pranojë këtë ofertë apo jo. Aktori është pyetur dhe për këngëtaren tjetër Beyonce, nëse do të ishte më e përshtatshme si e dashura e agjentit 007, por ai në çdo moment theksonte vetëm Rihanna.

Shokojnë pamjet e Kim Kardashian pa makijazh! (FOTO)

Edhe pse është konsideruar një nga prezencat më të bukura të fushës së showbiz-it dhe ka dominuar mediat e lifestyle në gjithë botën, mesa duket tashmë vlen ajo shprehje:
“Syri të gënjen!” Në realitet, paraqitja dhe bukuria e “tepruar” e Kim Kardashian, është shumë larg nga ai që ne shikojmë në ekranet e televizioneve apo në kopretinat e revistave dhe fotografitë të cilat të bëjnë të mendosh se ajo është femra e “përkryer”! Por, pa makijazh persona e TV-Show dhe e kopertonave të revistave lifestyle, nuk kujton ndonjë femurë super seksi, apo një femër me një imazh Super-femër e cila çmend meshkujt e kësaj bote! Fotografët e “kapën” atë teksa dilte nga një ndërtesë me sytë të kenë rrathë të nxirë, fytyrë me shenja dhe sigursht që kjo nuk përputhej aspak me atë Kim kaq super-se suale e cila kishte trazuar meshkujt mbarë…

Emma Stone, femra e veshur më bukur

Emma Stone është cilësuar si femra e veshur më bukur e vitit 2012 nga revista ‘Vogue’.
Aktorja 24-vjeçare ka lënë pas në këtë renditje Rooney Mara, Kristen Stewart, Leelee Sobieski dhe Zoe Saldana. Në këtë klasifikim janë marrë parasysh vetëm femra që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Leonora Jakupi: “Nuk jam martuar”

Bukuroshja Jakupi ka demantuar lajmin se ajo është e martuar. Madje këngëtarja shprehet mjaft e irrituar me këto postime që po qarkullojnë në internet.
Leonora ndjehet mjaft e zhgënjyer nga njerëzit që kanë keqpërdorur fotografitë e saj private me familjen, dhe më pas të njejtat kanë qenë të montuara, ku edhe më vonë u shpall lajmi se ajo ishte e martuar. Ajo thotë se nuk posedon asnjë llogari në facebook ose Twitter, ajo ndjehet e brengosur se shumë njerëz kanë hapur llogari në emër të saj, dhe po të njejtët japin mendime në emër të këngëtares. “Këtu shfaqen njerëz me adresa të rrejshme dhe nuk di se si të veproj me ta. Por sido qoftë kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, sepse mua personalisht nuk mund të më dëmtojnë në asnjë mënyrë”, shton ajo.

Kujdes..Kjo mund t'ju ndodh edhe ju..Shiko Videon

Kujdes..Kjo mund t'ju ndodh edhe ju..Shiko Videon ne vijim:

Djali I Chuck NORRIS! LOL (VIDEO)

Djali i Chuck Norrisit,shiko videon ne vijim:

Ja cfare i bene te dashures se tij hahahahaha (VIDEO)

Ja cfare i bene te dashures se tij.Ndiqeni Videon ne vijim:

Polaket din si t'i mbrojne bashkshortet e tyre :D (VIDEO)

Polaket din si t'i mbrojne bashkshortet e tyre :D Shiko Videon:

Keto jane te tmerrshme po nuk e di pse kam qeshur shume xD (VIDEO)

Keto jane te tmerrshme po nuk e di pse kam qeshur shume xD .Shiko vieon ne vijim:

Ky dublimi m'ka shkaterru loool (VIDEO)

NDIQ VIDEON NE VAZHDIM:

Nje bised shume qsharake mes nje djali dhe nje vajze (VIDEO)

Nje bised shume qsharake mes nje djali dhe nje vajze.Ndiq videon:

Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës

Një artist amator amerikan, i cili prej disa vitesh ka studiuar pikturën e famshme “Mona Liza”, ka arritur të zbulojë misterin që deri sot nuk dekodohej dot për 500 vjet me radhë.
Bëhet fjalë për atë që pretendon artisti Ron Piccirillo nga New Yorku, sipas të cilit, po ta shohësh me kujdes pikturën e saj horizontalisht, mund të zbulosh brenda saj kafshë të fshehura. Sikundër ju dalloni në këto foto të pikturës ku janë ndriçuar pjesët e zbuluara, aty gjendet një sërë kafshësh të fshehura brenda pikturës, transmeton agjencia e lajmeve Noa. Artisti amator Ron Piccirillo thotë se në pikturë mund të dallohet edhe koka e një luani, e gjithashtu një majmun dhe një buall. Ata qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil apo gjarpër, i cili shfaqet në anën e majtë të gjirit të Mona Lizës, e njohur edhe si Xhokonda. “Rreth kokës së Mona Lizës mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër shpatullës i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, mendon Piccirillo. Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinci për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519. Piccirillo pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjejë përgjigjet e duhura. “Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet e Leonardos”, tha ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e trishtuar. Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një njeriu. Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë komunitetin në botë.

Angelina reagon ndaj medieve serbe

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, ka reaguar ndaj shkrimeve në mediat serbe, sipas të cilave, ajo ka deklaruar se duhet të eliminohet “krijesa gjenocidale- Republika Serbe e Bosnjës”.
“Mos besoni krejt çfarë lexoni. Ata shkatërrojnë drunj të mirë për të bërë gazeta të këqija”, ka shkruar aktorja në profilin e saj në Twitter, duke shtuar se është e habitur pse i gjithë kombi serb beson në një informatë të fabrikuar të gazetave, të bazuar në një e-mail të rrejshëm. Nga ana tjetër, redaktori i gazetës që ka publikuar deklarimet e aktores e ka ftuar Angelinan dhe këdo tjetër që të shkojnë ta shohin e-mailin.

Kim Kardashian, një e kuqe provokuese

Kim Kardashian vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekur në SHBA dhe më gjerë.
Një ditë më parë, nëpërmjet lotëve ajo tha se nuk beson se do të martohet më, pas divorcit me Kris Humphries, martesa me të cilin zgjati vetëm 72 ditë. Por, menjëherë pas lotëve, Kim është shfaqur më në formë se kurrë, me një fustan të kuq, që ekspozonte format e saj të bëshme.

Wednesday, November 14, 2012

Shikoni si sulmon Gorilla xD(Video)

Shikoni si sulmon Gorilla xD

VIDEO: Shiko se çfarë e gjen nje mjek, gjate intervenimit ne kemben e nje vajze

Shiko se çfarë e gjen nje mjek, gjate intervenimit ne kemben e nje vajze…
Shikone se cka zbulon mjeku tek vajza e cila behet operacion. Operacioni zgjat shume dhe gjen .r..... KLIKO PER TA PARE VIDEON

Tradhton Gruan !! Rrahet brutalisht nga vllezerit e gruas Video

Tradhton Gruan !! RRahet brutalisht nga vllezerit e gruas Video: KLIKO MË POSHTË PËR TË PARË VIDEON:

Incident i pabesueshëm! Reporteri rrihet live nga…! (video)

Një reporter televiziv, po mbulonte me transmetim live protestat e qytetarëve ndaj qeverisë në Argjentinë!
Por, pas pak çastesh, citon alb-observer.com, një protestues i irrituar nga përshkrimet e reporterit, i sulet atij dhe e bën… atë si nuk mund ta mendonte kurrë! Ky është një rast i rrallë pasi shumë pak herë kanë ndodhur incidente të tilla në transmetime të drejtpërdrejta. Pa dashur të zgjatemi, ndiqeni videon:

U çmend nga xhelozia kur pa gruan me një tjetër dhe… shikoni se çfarë ndodhi! (video)

Krizë zilie pësoi një 60-vjeçar, kur pa bashkëshorten e tij me një tjetër…
Tmerrin shpërndau një 60-vjeçar Turgut Tan, citon alb-observer.com, i cili pësoi krizë zilie kur pa ish-bashkëshorten e tij 40-vjeçare Meriam Achischali me një burrë tjetër. Turgut Tan, teksa ndeshi çiftin e lumtur para syve, nuk duroi dot, mbërtheu një thikë dhe filloj ti sulmonte me një mani të tërbuar, ku si pasoj “rivali” i tij i pafat, 68-vjeçari Avni Kamatzi, të mbetet i vdekur në vend nga goditjet e shumta me thikë dhe ish-bashkëshortja e tij të plagoset rëndë!

Nese jeni te merzitur dhe keni nevoj per disponim,shikoni kete VIDEO

Nese jeni te merzitur dhe keni nevoj per disponim,shikoni kete VIDEO:

Tuesday, November 13, 2012

Cfare shohin vajzat kur "gjuajne" nje djale?! E thjeshte: Shihni kete video...

Cfare shohin vajzat kur "gjuajne" nje djale?! E thjeshte: Shihni kete video...

"Te keqen mami, behu prostitute", kjo eshte keshilla e nje nene per te bijen

Time bijë dua ta bëj prostitutë, eshte me e ndershme se bankiere...
Një ish-prostitutë me 20 vjet përvojë mbi shpatulla shtyn edhe të bijën 16-vjeçare, për të punuar si prostitutë. Becky Adams, 45 vjeç, është marrë prej dy dekadash me profesionin më të vjetër në botë, por tani e ka lënë. Mirëpo ngulmon se do të ishte e kënaqur, nëse e bija e saj Emilia, do të zgjidhte të bëhej një "shoqëruese e klasit të lartë". Madje thotë edhe se do ta ndihmonte adoleshenten për të nisur karrierën. "Shoqëria mund të gjykojë atë, por unë, jo. fundja, prostitucioni është një profesion i ndershëm. Madje më shumë sesa profesioni i bankieres. Po, sepse nuk do ta kuptoja atë nëse do të donte të bënte diçka moralisht të gabuar, diçka që mund të rrezikonte dikë tjetër. Çdo vajzë që ka punuar për mua ishte e bija e dikujt. Do të isha hipokrite po të thoja se një punë e tillë është e mirë për ato, por jo për time bijë". Ja që edhe Emilia, e cila aktualisht punon në një dyqan shitjeje makinash dhe ka studiuar turizëm e udhëtim, është dakord me të ëmën. "Nuk kam problem moral për të pasur seks me të huajt. Nuk mendoj se për femrat është diçka e gabuar të shesin trupat e tyre. Mund të them edhe se nuk pendohem për faktin që kam humbur virgjërinë time në moshën 14 vjeç". Vetë Becky e ka ndërmarrë këtë profesion pasi ishte edukuar në mënyrë shumë strikte dhe besimtare nga familja e saj në Uells. Mirëpo, ajo refuzoi të ndiqte Universitetin, u fejua me një kriminel dhe kur histori përfundoi, u gjend e detyruar të gjejë strehim në një shtëpi të mbyllur. Nga ai moment u interesua për zanatin dhe filloi "jetën" e re, që kërkon t’ia mësojë edhe të bijës.

Burri me dy gra: Me iken te dyja brenda nates

Një 38 vjeçar ka bërë një denoncim të pazakonshëm në polici. Ai thotë se dy gratë e tij i janë zhdukur.
Sipas Panorama, edhe pse zyrtarisht ai ishte ‘beqar’ në gjendje civile, bashkëjetonte me dy gra, të cilat i janë zhdukur brenda natës. Burime nga policia thanë se Ajet Spahiu, nga Kukësi, me banim në Bathore, mbante në shtëpi dy gra, Lumturie Bicin, 29 vjeç dhe Anila Kolën, 23 vjeç. Të parën, Lumturien, ai e cilësonte si grua, pasi kishin 12 vite bashkë, edhe pse nuk kishin bërë celebrim. Të dytën e kishte marrë pasi Lumturia nuk bënte fëmijë. Por në mëngjes është ngritur dhe nuk ka gjetur asnjërën në shtëpi. Ai është habitur, duke thënë se e priste nga Anila që të largohej, pasi edhe femra të tjera që kishte marrë për grua të dytë ia kishin bërë këtë gjë, por nuk e priste nga Lumturia. Ajeti është njohur me Lumturinë në Kukës, kur ajo ishte 17 vjeç. Ndërkohë Anilën e ka njohur ndërsa ajo punonte si balerinë, kurse Ajeti si truprojë në një lokal.

“Facebook” shton vuajtjet e ndarjes

“Facebook” shton vuajtjet e ndarjes

 Përpara se interneti të shkurtonte distancën midis njerëzve në vetëm një klikim larg, fundi i një marrëdhënie pasionante nënkuptonte ndërprerjen e çdo kontakti midis partnerëve dhe secili vazhdonte jetën e tij. Por, “Facebook” e ka dëmtuar këtë proces, siç theksoi një studimi i ri, me shumë të sapondarë që mbeten miq dhe në kontakt me jetën e ish-patnerit të tyre. Si rrjedhojë, kjo tendencë ka ndikuar në krijimin e një problemi të ri social, me rritjen e problemeve emocionale dhe vështirësi për të rifilluar jetën pas një ndarje. Kërkuesja Tara Marshall, e Universitetit të Londrës, sugjeroi se të paktën një në tre persona kanë pasur probleme emocionale apo i kanë shtuar vuajtjet vetes, pikërisht për të këtë arsye. Me 900 milionë përdorues të “Facebook” në botë, rrjeti është një mundësi e shkëlqyer njohjesh, por njëkohësisht edhe mundësi për t’u përballur vazhdimisht me ish-të dashur, siç tregoi edhe një anketë në Britani, ku më shumë se gjysma e përdoruesve të anketuar pranuan se shohin profilet e ish-ve të tyre.

Moda e re e adoleshentëve: TREGOMË TËNDEN TË TË TREGOJ TIMEN!

Praktikisht, sexting është dërgimi i fotove provokuese gjysmë-nudo ose tërësisht nudo si dhe dërgimi i mesazheve me përmbajtje seksuale përmes telefonave celularë ose mesazheve elektronike.
Sipas studimeve 20% e adoleshentëve, nxënës të shkollave të mesme kanë dërguar foto të këtij lloji dhe sigurisht një lëvizje e tillë është tejet alarmate. Dashuria është një nga gjërat më të bukura por natyrisht jo në formë të tillë. Fëmijët nuk mund të mësojnë asgjë të vlefshme duke vepruar në këtë mënyrë, përkundrazi, ajo që arrihet përmes këtyre papjekurive është përçmimi i personalitetit të tyre, përgojimi shoqëror, shtatzënitë e padëshiruara dhe plot situata të tjera të pakëndshme. Akoma dhe në shoqërinë konservatore të Teksasit gjërat kanë marrë përmasa shqetësuese. Imagjinoni, 57% të nxënësve iu kërkua të dërgonin foto imorale, dhe 28% prej tyre iu përgjigjën pozitivisht kërkesave të tilla. Kjo punë funksionon kështu: “Tregomë tënden të të tregoj timen”, në qoftë se kjo për djemtë është diçka e natyrshme, për vajzat është pak më shumë se fyese. Jo vetëm për sa i përket reputacionit të tyre (se siç thotë dhe populli: “më mirë të të dalë syri se sa nami”) por dhe sepse sipas studiuesve rrezikojnë të implikohen me lëndë narkotike, alkool ose partnerë të shumëfishtë seksualë. Dhe nëse këtë e bën në moshën 25 apo 30 vjeç është e drejta jote, gjë që do të thotë se ke vetëdije të plotë për çdo lëvizje që bën. Por në rast se je 14 apo 15 vjeç maturia jote nuk është kompletuar plotësisht. Autoritetet janë mjaft të shqetësuara për rritjen e sexting në SHBA dhe mendojnë seriozisht që të ndjekin penalisht të gjithë ata që dërgojnë ose pranojnë foto nudo nga të miturit.

Nuk i hapet parashuta, i mbijeton kësaj rënies (video)

Kjo video e pabesueshme tregon një të ri rus duke u hedhur nga një shtyllë e tensionit të lartë në Konakova, Rusi.
Por gjithçka shkon gabimisht dhe parashuta e tij nuk hapet. I riu bie nga 120 metra lartësi në dëborë dhe për fat mbijeton. Për më tepër, tre muaj pas këtij incidenti, ai është në gjendje që të ecë. Shikoni Videon me poshte:

Vajza lezbike, babai: Ofroj 65 mln $ për djalin që do i rrëmbejë zemrën

HONG KONG- Ecil Chao, një biznesmen i pasurive të patundshme, në Hong Kong ofron një shpërblim rreth 65 milionë dollarë, për djalin i cili do të mund të "rrëmbejë" zemrën e vajzës së tij leZbike.
I ati është kundër preferencave seksuale të vajzës së tij, 33-vjecare të qujtur Gigi, e cila tashmë është e martuar prej 7 vjetësh me gruan që dashuron. Biznesmeni kinez, nuk pranon faktin e homoseksualitetit të së bijës, ndaj dhe përgënjështton një fakt të tillë. "Nuk ka rëndësi nëse është i pasur apo i varfër. Gjëja më e rëndësishme është që bashkëshorti i ardhshëm i vajzës time të jetë bujar dhe zemërmirë," tha milioneri, duke mohuar thashethemet e martesës së vajzës së tij. "Gigi është shumë e mirë, ka talent dhe është shumë e bukur. Ajo do prindërit e saj, është e dashur dhe ka shumë vullnet. - vazhdoi Chao për mediat vendase. Martesat Gay nuk njihen në Hong Kong, pasi shoqëria është shumë konservatore, madje homoseksualiteti është dekriminalizuar vetëm në vitin 1991, duke qënë se më parë përbënte vepër penale. (e.m/BalkanWeb)

Tradhtia në ëndërr

Ku ka ndodhur ndonjëherë të shihni një ëndërr duke tradhtuar partnerin? Duket, kjo është një ëndërr mjaft e shpeshtë dhe shpesh profetike.
Ekspertët e një agjencie takimesh në Itali kanë bërë një sondazh, për të gjetur lidhjen mes tradhtisë në jetën reale dhe asaj në ëndërr. Rreth 57% e të anketuarve thanë se kishin ëndërruar tradhtinë e partnerit para se të konsumojnë tradhtinë në realitet. Sipas studimit, kjo është një simptomë e mungesës së bashkëpunimit në çift dhe jo i një dëshire seksuale të kufizuar ndaj një personi të caktuar. Rreth 42% e atyre që dhanë këtë përgjigje, kanë deklaruar gjithashtu se kjo fantazi kishte si protagonist të saj një person të panjohur. Pjesa e mbetur, 15%, megjithatë, tha se kishte ëndërruar duke tradhtuar partnerin me një mik ose koleg. Por së bashku me këto të dhëna është edhe një pjesë tjetër e të anketuarve, 28% e atyre që duke e ëndërruar tradhtinë e partnerit, kanë mundur ta tradhtojnë atë edhe në realitet. Në këtë rast, ëndrra mund të interpretohet si një dëshirë e kahershme, e cila më në fund ka gjetur hapësirën për të tradhtuar edhe në realite