Monday, November 5, 2012

Kondomët e Kinës të vegjël për Afrikën e Jugut

Gjykata e Afrikës së Jugut ia ndaloi qeverisë blerjen e 11 milionë kondomëve nga një prodhues kinez me arsyetimin se ata janë të vegjël.
Ministria e Financave e Afrikës së Jugut kishte bërë kontratë me firmën Siqamba Medical e cila planifikoi të blejë 11 milionë kondomë të markës Phoenurse, të prodhuar në Kinë. Problemi ndodhi kur firma konkurrente, Sekunjalo Investments Corportation, u ankua në Gjykatën Supreme në Pretoria pasi që kishte humbur kontratën me ministrinë, me argumentin se kondomët e saj janë 20 për qind më të mëdhenj se ata kinezë. Gjykata bllokoi kontratën me Siqamon dhe i dha të drejtë Sekunjalas me arsyetimin se kondomët janë të vegjël sepse janë bërë nga një material i dobët dhe ata nuk i ka miratuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.