Tuesday, November 6, 2012

SHBA, ilaçet e tullacllekut e kthejne ne grua

Një burrë 38-vjeçar që kishte marrë disa pilula për të luftuar tullacllëkun e tij, ka deklaruar se e kanë kthyer në grua.
Flokët e Uilliam MekKi, baba i një djali pesëvjeçar, nuk janë rritur sërish, por në vend të kësaj atij i është rritur gjoksi dhe i janë zgjeruar vithet. Disa muaj pasi ai ndjeu se format e tij po ndryshonin, nisi edhe të vishej si grua dhe e quajti veten Mendi. Kjo i dha fund martesës së tij dhjetëvjeçare. Ai tha se nuk kishte dashur kurrë më parë të vishej si grua, as në dëshirat e tij të fshehta, përpara se të merrte pilulën e rritjes së flokëve të quajtur Propecia. MekKi, në Bruklin, SHBA, deklaroi se kjo pilulë e cila merret çdo ditë për nëntë muaj rresht, kishte ndryshuar balancën hormonale të trupit të tij dhe tani apo konsideronte të kryente një operacion të plotë të ndryshimit të seksit, për tu bërë grua prej vërteti.