Thursday, November 8, 2012

86 zhytes britanike hekurosin nen uje

Te hekurosesh nen uje tashme nuk eshte e paarritshme, por zhytesit e apasionuar u vune ne gare per te thyer rekordet e njeri-tjetrit.
Pas 78 zhytesash australiane, tashme jane 86 zhytes britanike qe hekurosen 20 metra nen uje per 10 minuta te gjithe se bashku. Hekurosja nen uje eshte kthyer ne nje sport ekstrem dhe forme argetimi ne shume vende. Britaniket arriten te thyenin rekordin e ri. Per here te pare nje kampionat i tille u zhvillua ne vitin 2002 ne Berlin dhe tani ai eshte kthyer ne nje sport te perhapur ne shume kontinente, nga Afrika, Europa e deri ne Zelanden e Re.