Saturday, November 10, 2012

Në gjoksin edhe barkun e një gruaje ... rriten fije metalike, hekuri

Një mësuese indoneziane 40-vjeçare quhet Noorsyaidah, siç duket nga fotoja, në barkun dhe gjoksin e saj rrit fije metalike.
Fijet metalike deri në 20 cm të gjatë, që rriten në gjoks, më pas i bien si flokët. Kur ato bien, fillojnë të rriten përsëri në lëkurë dhe japin dhembje. Janë fije të vërteta prej hekuri, posaçërisht çeliku. Mjekët e spitalit Sirafuddin në Indonezi, nuk mund ta shpjegojnë këtë rast, që është i pari i dokumentuar në botë, duke mos qenë në gjendje as të zbulojnë shkaqet e mundshme të sëmundjes. Fillimi i kësaj sëmundje të çuditshme për gruan indoneziane ka nisur në vitin 1991 dhe nuk është gjetur ende një kurë. Kirurgët në Indonezi ndërkaq, janë në pritje të ndonjë sponsori që të paguajë kurimin e saj në Shtetet e Bashkuara.