Friday, November 16, 2012

Së shpejti hapet “Supermarketi i prostituteve”

Në Vjenë pritet të hapet “supermarketi i parë” në botë i prostitutave.
Mediat shkruajnë se 2 manjatë kanë vënë në dispozicion 15 milionë euro për të ndërtuar lokalin më të madh të Europës, që në fakt do të jetë i ngjashëm me një supermarket. Vendi i saktë ku do të ndërtohet ky lokal është mbajtur sekret, por ajo që dihet është se ndërtesa do të ngrihet në periferi të Vjenës dhe pritet të hapet në fillim të vitit 2014. “Burrat do të kenë në dispozicion rreth 120 vajza, mes të cilave mund të zgjedhin 24 orë në 24.”- bën të ditur shoqëria 8 Quadrat Development. Ky projekt, që do të quhet Funmotel, do të jetë në gjendje të presë deri në 1 mijë klientë brenda 24 orëve.