Friday, November 16, 2012

Kuvajt, organizohen fishekzjarret më spektakolare në histori (VIDEO)

Festimi i 50 vjetorit të Kushtetutës së Kuvajtit u shënua me fishekzjarret më spektakolare në histori, për të cilët u harxhuan 15 milionë dollarë.
Agjencitë botërore të lajmeve njoftojnë se Kuvajti ka shënuar edhe rekord për fishekzjarret më spektakolare, të regjistruar në Librin Gines të Rekordeve. Organizatorët kanë përdorur 77.282 njësi piroteknike. Shfaqja në kryeqytetin e Kuvajtit u përcoll nga mijëra banorë lokalë dhe mysafirë. Megjithatë, jo të gjithë qytetarët e Kuvajtit u gëzuan për këto fishekzjarre, duke marrë parasysh se një pjesë e vendit është i kapluar nga kriza politike. Shumë qytetarë të Kuvajtit me të drejtë thonë se 15 milionët e harxhuar për fishekzjarret, kanë mundur të përdoren për punë të tjera më të dobishme për shoqërinë.