Tuesday, November 13, 2012

Vajza lezbike, babai: Ofroj 65 mln $ për djalin që do i rrëmbejë zemrën

HONG KONG- Ecil Chao, një biznesmen i pasurive të patundshme, në Hong Kong ofron një shpërblim rreth 65 milionë dollarë, për djalin i cili do të mund të "rrëmbejë" zemrën e vajzës së tij leZbike.
I ati është kundër preferencave seksuale të vajzës së tij, 33-vjecare të qujtur Gigi, e cila tashmë është e martuar prej 7 vjetësh me gruan që dashuron. Biznesmeni kinez, nuk pranon faktin e homoseksualitetit të së bijës, ndaj dhe përgënjështton një fakt të tillë. "Nuk ka rëndësi nëse është i pasur apo i varfër. Gjëja më e rëndësishme është që bashkëshorti i ardhshëm i vajzës time të jetë bujar dhe zemërmirë," tha milioneri, duke mohuar thashethemet e martesës së vajzës së tij. "Gigi është shumë e mirë, ka talent dhe është shumë e bukur. Ajo do prindërit e saj, është e dashur dhe ka shumë vullnet. - vazhdoi Chao për mediat vendase. Martesat Gay nuk njihen në Hong Kong, pasi shoqëria është shumë konservatore, madje homoseksualiteti është dekriminalizuar vetëm në vitin 1991, duke qënë se më parë përbënte vepër penale. (e.m/BalkanWeb)