Monday, November 5, 2012

16 hakersat më të famshëm në botë

Kevin Mitnick Kevin Mitnick ishte dikur pirati më i kërkuar i kompjuterëve në botë. Ai grabiti sekrete të korporatave, ngatërroi rrjete telefonikë dhe hyri në sistemin e mbrojtjes kombëtare, e cila shkaktoi miliona dollarë dëme. Kaloi 6 vite në burg në izolim për krimet e famshme. Ato ditë janë harruar, tani është konsulent kompjuterësh dhe folës i njohur.

Jonathan James Jonathan James ishte i pari i mitur, në moshën 16-vjeçare, që u burgos për krime kompjuterësh në SHBA. Shënjestrat ishin NASA dhe Departamenti i Mbrojtjes. NASA pohon se grabiti softuer me vlerë 1.7 milionë dollarësh. Më pas ai pranoi se kishte instaluar një “sniffer” në sistemin e tyre, gjë që e lejonte të shihte mesazhet e tyre.
 Stephen Wozniak I famshëm duke qenë bashkëthemeluesi i Apple, Stephen “Ëoz” Ëozniak filloi karrierën e tij të piraterisë ‘kapela-e bardhë’ me ‘truket telefonike’ – term i përdorur për anashkalimin e sistemeve telefonike. Ndërsa studionte në Universitetin e Kalifornisë ai prodhoi pajisje për miqtë e tij, të quajtura ‘kutitë blu’, që i lejonin ata të bënin telefonata të largëta falas.
  Ivory D. Dickerson Ivory Dickerson u arrestua për piraterinë në kompjuterët e adoleshenteve. Ai hynte në kompjuterët e tyre, shkruante fjalë në adresat në “MySpace” dhe u kërkonte imazhe fotografike. Më pas i kërcënonte t’i lëndonte pjesëtarët e familjes. Ai u dënua me 110 vite burg.
Max Ray Butler I njohur si Max Vision, Butlet ishte një specialist i talentuar kompjuterësh, i cili drejtonte një kompani sigurimesh. Shkoi në burg se krijoi një krimb interneti që hynte në sistemet e “McChord Air Force Base”, “NASA Marshall Space Flight Center”, laboratorët kombëtarë dhe sistemeve të Departamentit të Mbrojtjes.
  Nahshon Even-Chaim Nahshon Even-Chaim, i përkiste një elite piratësh kompjuterësh të njohur si “The Realm”. Ai ishte pirati më i madh i kompjuterëve i dënuar në Australi. Shënjestrat ishin rrjetet e kërkimeve të armëve bërthamore dhe NASA. Ishte kaq i aftë sa viktimat nuk e kuptuan se po spiunoheshin derisa panë provat.
  Vasiliy Gorshikov dhe Alexey Ivanov Pas një operacioni të FBI-së, Vasiliy dhe Alexey nga Rusia u arrestuan për 20 shkelje piraterie, mashtrim dhe komplot. Ata u dënuan për grabitje të 50 mijë kartave të kreditit të bankave amerikane, kompanive shitjesh në internet. Gorshikov u dënua me tre vite burg dhe pagoi 690 mijë dollarë.
  Jeanson James Ancheta Jeanson James Ancheta nga Kalifornia mban 17 akuza komploti për 14 muaj pirateri kompjuterike, e cila filloi në qershor, 2004. Ai u shpall fajtor pasi mori kontrollin e qindra mijërave kompjuterëve. Ai shkarkoi në fshehtësi “Spy ëare/Ads aëare” në më shumë se 400 mijë kompjutera të infektuar, përfshirë dhe Divizionin e Armëve në Kaliforni.
  Markus Hess Pasi u rekrutua nga KGB-ja si një spiun ndërkombëtar për të siguruar informacion ushtarak amerikan për sovjetikët, Markus Hess, një qytetar gjerman, sulmoi 400 kompjutera ushtarak. Ai u dënua me tre vite burg kur doli fajtor për spiunazh, por u lirua me kusht. Tani punon për një kompani kompjuterësh në Gjermani.
  Kevin Poulson Nën pseudonimin pirat Dark Dante ai gjithashtu riaktivizoi numrat e vjetër të eskortës Të Fletëve të Verdha për një njohje dhe më pas drejtoi një agjenci eskorte virtuale. Autoritetet filluan ta ndiqnin Poulson seriozisht pasi ai piratoi një bazë të dhënash hetimi federale. Poulson gjithashtu u shfaq në televizionet amerikane në Mistere të Pazgjidhura si një i arratisur.
  Loyd Blankenship I njohur gjithashtu si Mentori, Blankenship ishte një anëtar i disa grupeve elitë piratësh në 1980, i cili luftonte për epërsi “në linjë” kundra Mjeshtërve të Mashtrimit. Sidoqoftë, pretendimi më i madh i tij për famë është ai i të qenit autor i Hacker Manifesto (Ndërgjegjja e një Pirati Kompjuterik), të cilin e shkroi dhe më pas u arrestua në 1986.
  Michael Calce Calce fitoi famë kur ishte vetëm 15 vjeç duke piratuar disa nga faqet komerciale më të mëdha në botë. Në Ditën e Valentinit në 2000, duke përdorur nofkën e piratit MafiaBoy, Calce lëshoi një seri sulmesh refuzim-të-shërbimeve nëpërmjet 75 kompjuterëve në 52 rrjete, të cilat ndikuan në faqe si eBay, Amazon dhe Yahoo. Ai u arrestua pasi po mburrej rreth piratimit të tij në dhomat e bisedës “në linjë”. David L. Smith Smith është autori i virusit krimb famëkeq Melissa, i cili ishte virusi i parë i suksesshëm i përhapur nëpërmjet postës elektronike në grupin e diskutimeve Usenet. Forma origjinale e virusit u dërgua nëpërmjet postës elektronike. Smith u arrestua dhe më vonë u dënua me burgim për shkaktimin e më shumë se 80 milionë dollarë në dëme.
  Sven Jaschan Jaschan u gjet fajtor për shkrimin e krimbave Netsky dhe Sasser në 2004, ndërsa ishte ende adoleshent. Viruset u gjetën përgjegjëse për 70 përqind të gjithë programeve të dëmshme që u përhapën nëpër internet në atë kohë. Jaschan mori një dënim të pezulluar dhe tre vjet liri me kusht për krimet e tija. Ai gjithashtu u punësua nga një kompani sigurie.
  The Masters Of Deception (Mjeshtërit e Mashtrimit) Mjeshtërit e Mashtrimit (MeM) ishin një grup piratësh elitarë me qendër në Nju Jork të cilët shënjestruan sistemet telefonike amerikane në vitet ’80. Ata u bënë objektiv për autoritetet pasi thyen sistemin kompjuterik të AT&T. Grupi u soll para drejtësisë në 1992 me shumë nga anëtarët e tij të dënuar me burg ose me dënime të pezulluara.