Saturday, November 3, 2012

40% e femrave gënjejnë për menstruacionet

Dhembja e kokës është zakonisht preteksi i preferuar i femrave për të shmangur marrëdhëniet seksuale me partnerët e tyre.
Megjithatë, është e qartë që kjo nuk është arsyeja e vetme. Në një sondazh të realizuar në Britaninë e Madhe, rezultoi se 40% e femrave kanë gënjyer të paktën një herë mbi menstruacionet, për të justifikuar mungesën e dëshirës së tyre. Ky arsyetim nuk lidhet vetëm me marrëdhëniet intime, por është i zakonshëm edhe për të shmangur prezencën në aktivitete të padëshiruara, si dreka apo darka familjare, një ndeshje futbolli apo dalje kundër dëshirës. Midis femrave që përdorin ciklin e tyre si një justifikim të zakonshëm, 20% e tyre pranuan se kanë përdorur këtë argument për të kërkuar ndjesë, në situata në të cilat janë ndjerë se nuk janë sjellë në mënyrë të përshtatshme. Megjithatë, sondazhi tregoi gjithashtu se ky argument, është i rrallë të përdoret në takimet sy më sy. Zakonisht, ai përdoret si argument në telefon, mesazhe apo rrjete sociale, ndërsa duket se në takimet direkte, arsyeja e dhembjes se kokës mbetet e pakonkurrueshme.