Friday, November 16, 2012

Turisti rus pi deri sa vdes nga dashuria për tajlandezen

Një 27 vjeçar turist nga Rusia iu thye zemra nga një vajzë tajlandeze në Phuket.
Për rrjedhojë, ai piu aq shumë alkool sa pësoi goditje në zemër dhe vdiq, dyshon policia. Vdekja u njoftua nga menaxherja e një shtëpie pushimi. Ajo e gjeti turistin të vdekur në dhomën e katit të tretë. Në skenën e krimit, policia zbuloi një numër të madh shishesh të mbushura me alkool vendës. Nuk kishte shenja që të ngrinin dyshime për dhunë. Policia supozoi se vdekja kishte ardhur nga alkooli, i cili, për shkak të sasisë së madhe kishte tronditur sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kishte shkaktuar goditje në zemër. Nga hetimi, policia zbuloi se rusi kishte një të dashur shumë simpatike tajlandeze, por së fundmi, ata kishin filluar të grindeshin shumë për shkak se djaloshi qe ngushtë me para. Për rrjedhojë, vajza i mbajti distancë dhe u përpoq të gjente një të dashur të ri. Me zemër të thyer, i riu nga Rusia piu alkool vazhdimisht deri sa gjeti vdekjen.