Sunday, November 11, 2012

Jeton në aeroport që në vitin 1988

Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së terminalit të aeroportit "Sharl de Gol" që më 8 gusht të vitit 1988.
Pasi u burgos, u torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente.