Sunday, November 11, 2012

Vjehrri rreh dhëndrrin: Pse nuk bën seks me vajzën time?

Ai, një 38-vjeçar italian që shpenzon shumë nga koha e tij para kompjuterit, duke vizituar për orë të tëra faqet pornografike.
Ajo, një bashkëshorte në depresion, pikërisht nga lënia mënjanë prej partnerit të saj, që duket se “ngopet me seks” vetëm duke parë site erotike pa fund. E duket se një situatë e tillë nuk i ka shpëtuar aspak babait të vajzës së re, i cili ka zbuluar se dhëndrri as që e prekte me dorë të bijën e tij, pikërisht se rrinte orë të tëra në internet. I gjendur në të tilla kushte, vjehrri ka vendosur që t’i dalë para dhëndrrit aventurier dhe të guxojë ta rrahë, duke e kërcënuar se nëse nuk bën seks rregullisht me të bijën, siç i takon në fakt një mashkulli, do ta ndajë prej saj. Kjo ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Jesolo, të Italisë, ndërsa tashmë vjehrri ka përfunduar në polici, pas një padie nga dhëndrri për ushtrim të paargumentuar dhune ndaj tij.