Tuesday, October 30, 2012

Ja pse ky është Njeriu më i urryer në Rusi! Shikojeni… (video)

Konsiderohet si një nga njerëzit më të bezdisshëm…! Sepse i “pëlqen” të ngacmojmë, i pëlqen të bezdis, edhe pse të tjerëve nuk ju pëlqen aspak kjo gjë…
Pa dashur të zgjatemi, hidhi i një sy videove në vijim dhe do kuptoni se për çfarë e kemi fjalën!

Videoja qe perloti me miliona njerez (Video)

Me të vërtet ky njeri është shum i dhimshëm që perloti të gjith njerzit quhet nick vujicic për më shum ndiqni videon me pare.Per Me Teper Shikoni Videon me poshte:

Burri kap Gruan Mat duke e Tradhëtuar, Ja si Reagon…(Video)

Kjo video eshte nje nder videot me te shikuara deri me tani ne Youtube, shikoni se me cfar mashtrimi kjo vajza e cmend te dashurin e vet…
meriton te shikohet…..ne fakt kjo video eshte vetem nje montim e vajzes…

Porsche Cayenne humb betejën me ujin (VIDEO)

Edhe pse lartësia e ujit ishte mbi një metër, drejtuesi i një Porsche Cayenne ka vënë në provë makinën e tij e cila humbi betejën me ujin. Në prani të shumë personave, drejtuesi i makinës ka tentuar të kalojë poshtë një ure në Hamburg e cila ishte mbushur me ujë nga reshjet e shiut.Pasi ka kaluar pjesën më të vështirë të rrugës, makina është fikur dhe shoferit i është dashur të kërkojë ndihmën e personave të cilët ndodheshin aty për ta nxjerrë atë nga uji

Gazetarja, papritmas e tmerruar ne transmetim direkt (video)

Një ndërhyrje e papritur ka mjaftuar për të frikësuar një gazetare, që ishte duke raportuar në transmetim direkt për stacionin amerikan “Fox”.
Reporterja nuk ka arritur të përmbahet, duke dhënë një shprehje të terrorizuar të fytyrë. Shkaku ishte pikërisht “miku i paftuar” që është futur papritmas mes kameras dhe gazetares.

Kjo Shaka nuk i Bëhet të Dashurës (VIDEO)

Vërtet kësi lloj shaka nuk duhet të i bëhet të dashurës,Një djalë ka vendosur që t’i bëjë një shaka të dashurës së tij por shakaja është një çikë e tepruar.
Dhe ju vet do e shihni se vërtet është dicka e tepërt në këte Video.

Shet gruan per 105 euro se donte te blinte alkool (VIDEO)

Medula Rajender, 42 vjeç nga Karimnagar i Indisë qendrore, u arrestua, pasi i biri e denoncoi.Një punëtor i alkoolizuar në Indi është akuzuar se u përpoq të shesë të shoqen për 105 euro, me synimin për të blerë më tepër alkool.
Medula Rajender, 42 vjeç nga Karimnagar i Indisë qendrore, u arrestua, pasi i biri i gruas bëri denoncim në polici. Rajender tentoi të shesë Medula Ammayi, 36 vjeç, për 6000 ruppees (105 euro), pasi i duheshin para për të shpenzuar në lidhje me nevojën e tij për alkool.Ai e detyroi gruan të shkonte në qytetin e Chandurthi me të dhe e la në një stacion autobusi, ndërkohë që i tha se duhet të priste aty që të vinte ta merrte blerësi. “U shokova kur më tregoi se më kishte shitur për 6000 rubla te një blerës në Korutla – tregon gruaja -. U martova me Rajender 30 vjet më parë, por nuk e imagjinoja dot as në ëndrrën time më të egër se do të bënte një veprim të tillë të ulët”.

Ndez shkrepsen me Eskavator (SHIKONI VIDEON)

E pabesueshme por e vertete,ndez shkrepsen me eskavator.Per me teper ju ftojme te shikoni videon e meposhteme:

Ja perse eshte mire te kesh kameren ne makine (Shikoni Videon)

Ja perse eshte mire te kesh kameren ne makine.Per me teper shikoni videon e meposhteme:

I Dashuri I Ben Dhurate… Por Vdekja Do Kish Qene Me E Lehte (VIDEO)

Nje bukuroshe merr nje dhurate nga i dashuri per te vestuar pervjetorin e tyre, nderkohe ky i fundit del nga makina duke i mbyllur dyert e duke e lene vetem brenda ne makine qe e dashura te shijonte surprizen…
Ne ekzaltim e siper vajza hap dhuraten por c’te shoh, vdekja mbase do kish qene me e rehatshme… Per me shum ndiqni videon…

I pastrehu që me zërin e tij ka pushtuar zemrën e miliona njerëzve (VIDEO)

Një burrë pa shtëpi që endet rrugëve në SHBA, duke kënduar për të mbajtur veten e tij gjallë, i është bërë një falënderim i madh për talentin e tij të pamohueshme.
James Percell, 49, i këndoi këngën në një qoshe të rrugës menaxherit të autostradës, Kenneth Williams i cili vendosi për ta marrë këngëtarin amator dhe ta ndihmojë atë për një jetë më të mirë. Z. Percell është bërë i famshëm në YouTube, ku më shumë se një milion njerëz kanë votuar dhe kërkuar për të dëgjuar zërin e tij të artë – ndërsa prodhuesit dhe regjisorët tashmë po përpiqen të punojnë me të. Historia e zotit Percell është e ngjashme me atë të Ted Williams, një tjetër njeri i pastrehë që u vendos në qendër të vëmendjes, pasi bota dëgjoi këngën e tij. Jeta e tij ka qënë rrugëve, nuk ka marrë edukimin e tij dhe i është dashur të bëjë një mijë prapësira. Ai kaloi tre vjet pas hekurave për grabitje dhe përdhunim dhe aktualisht qëndron me nënën e e 7 fëmijëve të tij të cilët janë nga mosha nga 5-28 vjeç Ai tregon se është përpjekur në konkurse për zërin e tij por sa dëgjonin që është i pastrehë jeta e tij përsëri qëndronte në të njëjtin pozicion. Jeton vetëm me lekët e nxjerra duke kënduar në rrugë për kalimtarët. “kam jetuar dhe jetoj vetëm për muzikën” janë fjalët e tij.

Ja si reagon një plak ndaj muzikës së kohës së tij (Video)

Ka dicka të mrekullueshme për muzikën. Shikoni këtë videon e një njeriu plak që gjendet në shtëpi kujdesi si reagon kur nga iPodi lëshon muzik.
Mund të shikoni se si kthehet jeta në fytyrën e tij. Është dicka e mrekullueshme.Per me teper ju ftojme te shikoni videon si me poshte.

Si ta hipni në makine një femër? (Video)

Kjo video mund të jetë ofenduese për femrat, por në fakt është realitet.
Mesazhi i ksaj video është se sot njerëzit po bëhen më të sipërfaqshëm dhe pak të thellë. Smokingu për shembull, jo vetëm që u bën njeri por edhe ju definon tërësisht.

Ja cfare ndodh neqoftese zieni Coca Colen (VIDEO)

Coca Cola eshte nje nga pijet me te famshme ne bote, por edhe me e kritikuara dhe e kundershtuara per arsye te ndryshme.
Disa here kritikat vinin me te drejte, disa here jo ne fakt. Disa vite me pare nje djale spanjoll mori nje Coca Cola dhe e vuri te zieje ne zjarr si te ishte qumesht apo uje.Natyrisht pas pak kohe Coca Cola filloi karamelizohej, nje gje e natyrshme duke ditur se ne pjesen me te madhe eshte e perbere nga uji dhe sheqeri. Ndersa pjesen tjeter te punes e beri ngjyruesi E150d dhe gjykimi eshte ne doren tuaj.

Neymar i pandalshëm, ja spektakëli i tij (VIDEO)

Vazhdon me triblimet dhe golat e çmendur braziliani Neymar. Kesaj radhe kane qene 5 lojtaret me te cilet eshte tallur me top dhe pastaj edhe ka shenuar. Ndiqni spektaklin e Neymar :

Ja se çfarë ndodh kur nuk vëndoni rrypin e sigurisë (VIDEO)

Rrypi i sigurisë është një masë e cila në shumë raste ka shpëtuar jetë njerëzish. Çfarë pasoja mund të sjellë mos vënia e tij ndoqni videon dhe do të mësoni.

Eklips magjepses ne Azi e SHBA, ja ç’ndodhi! (video)

Vetem Evropa s’ka mundur ta shijoje fenomenin e rralle, kur hena mbuloi 96% te diellit.
Vetëm vëzhguesit e qiellit nga Fuji deri në Grand Canyon kanë mundur ta shijojnë gjatë të dielës, hënën që gati ka mbështjellë diellin, duke e mbuluar plot 96%, për të krijuar një “unazë zjarri” dramatike, pikërisht mbi një rrip të ngushtë të Azisë lindore dhe perëndimit të Shteteve të Bashkuara. Eklipsi vjetor, në të cilin Hëna kalon përpara Diellit, duke lënë vetëm një unazë të artë rreth skajeve të tij, mundi të shikohej fillimisht vetëm në Azi. Më pas lëvizi drejt Paqësorit, për t’u shikuar pjesërisht në perëndim të SHBA. Në Japoni, të ashtuquajtur “ture eklipsi” u organizuan në shkolla dhe parqe, në anije, apo edhe nëpër avionë privatë. Ngjarja u transmetua direkt edhe në TV Tokio, teksa kryeqyteti japonez nuk vërente një fenomen të tillë që prej vitit të largët 1839. Evente të ngjashme u mbajtën edhe në Kinë e Tajvan, ku dashamirësit e fenomeneve qiellore u desh të mbronin sytë e tyre. Në SHBA, grupe kuriozësh u vendosën në Reno, Nevada, Oakland, apo Kalifornia. Natyrisht, evropianët (ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët), që s’kanë pasur mundësinë ta shohin “live”, mund ta shijojnë përmes një video këtu poshtë:

Leximi i shputave: Kush e lëviz lehtë gishtin e vogël është i mirë në seks

Njerëzit me gishtin e madh më të vogël, janë të shkëlqyeshëm në “multitasking”, gishti i dytë më i gjatë zbulon liderin, të tretët lidhen me energji dhe vullnet, ndërsa i katërti më i gjatë me njeriun familjar stabil.
Leximi i shputave të këmbës është pjesë e traditës kineze dhe indiane tashmë 5 000 vjet. Rrjedh nga besimi që këmbët janë si pasqyrë e pjesës tjetër të trupit. Gungëzat, kallot ose dhimbjet në shputa në fakt paralajmërojnë për probleme në pjesët tjera të trupit. Kështu për shembull harqet e shputës janë të lidhura me boshtin kurrizor, ndërsa dhimbja në fakt tregon në problemet me boshtin kurrizor. Sipas këtij besimi, mendja dhe trupi janë të lidhura në mënyrë të pandashme, ndërsa sëmundjet fizike janë në fakt produkt i personalitetit. Kështu njerëzit të cilët kanë shputa të lëshuara në fakt janë përpjekur për së tepërmi për të qenë të fortë, për ç’arsye kjo është manifestuar si problem në këmbë. “Këmbët tregojnë gjithçka për ne, prej problemeve me sistemin e tretjes e deri te gjendja e lidhjes sonë të dashurisë. Ato mund të tregojnë nëse jeni më të egër dhe të prirë për të rrezikuar, apo vdisni për stabilitet dhe harmoni në jetë”, thekson refleksologjia, Jane Sheehan. Gishti i madh i këmbës Nëse gishti juaj është shumë më i gjatë se gishtat tjerë, jeni shumë të zgjuar dhe jashtëzakonisht kreativ. Jeni përplot ide, ndërsa problemet i zgjidhni në mënyra të pazakonshme. Kurrë nuk ndaleni dhe gjërat i shikoni nga perspektiva të ndryshme. Por, ndonjëherë keni probleme me koncentrim dhe veproni para se të mendoni mirë për projektet, thekson Sheehan. Gishti i madh më i vogël i karakterizon njerëzit të cilët janë të shkëlqyeshëm në kryerjen e shumë gjërave përnjëherë. Janë jashtëzakonisht efikas, dhe përdorin sharmin për t’i bërë të tjerët që të duan idenë e tyre. Gishti i dytë Nëse gishti i dytë i këmbës është më i gjatë, ju jeni lider i mirë. Jeni shumë dinamik dhe të gjindshëm, ndërsa ndonjëherë aq shumë insistoni në mënyrën tuaj të punës saqë njerëzit ju përjetojnë si të vështirë dhe të gjithëdijshëm, pohon Sheehan. Sipas folklorit indian, nënat nuk i kanë lejuar bijtë e tyre të martohen me vajzat që kanë gishtin e dytë të këmbës pak më të gjatë, sepse vajzat e tilla pëlqejnë të urdhërojnë për së tepërmi. Njerëzit me gishtin e dytë më të vogël janë të lumtur me gjendjen ekzistuese dhe nuk do të mundohen të ndryshojnë ndonjë gjë. Gishti i tretë Kinezët gishtin e tretë e lidhin me energjinë, instinktet dhe vullnetin. Nëse gishti është relativisht i gjatë, kjo do të thotë që njeriu është jashtëzakonisht energjik dhe i gjindshëm, veçanërisht në vendin e punës. Sa më i gjatë që është ky gisht i këmbës, ka më shumë mundësi që do të arrini në karrierë, pohon Sheehan. Këta njerëz janë perfeksionistë, por ndonjëherë aq shumë bllokohen në punë, saqë harrojnë familjen, miqtë dhe argëtimin. Njerëzit me gisht më të shkurtër dinë të shijojnë në jetë. Pëlqejnë të relaksohen dhe nuk shqetësohen lehtë. Gishti i katërt Gishti i katërt i gjatë dhe i drejtë do të thotë që jeni person për të cilin familja ka rëndësi thelbësore në jetë. Pakënaqësinë me personat e dashur e tregon gishti i katërt i lakuar. Ju shumë mirë dini t’i dëgjoni të tjerët dhe jeni kujdestar i shkëlqyeshëm, por ju prekin shumë fatkeqësitë që ndodhin në familje. Përveç kësaj, ju prekin edhe problemet e të tjerëve, bën të ditur Sheehan. Kinezët thonë që jeni shpirt i butë dhe i ndjeshëm,ndërsa në shëndetin tuaj mund të ndikojë çfarëdo problemi në familje. Duheni të relaksoheni dhe të mësoni që të mos e mundoni veten me probleme të huaja. Gishti i shkurtër do të thotë që familja dhe lidhjet për ju nuk janë aq të rëndësishme, sepse jeni të fokusuar në diçka tjetër, pohon Sheehan. Gishti i vogël Nëse gishtin e vogël të këmbës e keni më të shkurtër, atëherë jeni fëmijëror, çdo gjë ju mërzitet shpejt, ikni nga përgjegjësitë dhe vazhdimisht kërkoni argëtim, zbulon Sheehan. Dhe nëse mund ta lëvizni me gishtin e vogël të këmbës ndaras nga gishti i katërt, jeni impulsiv, të prirë për aventura dhe sharmant. Nëse nuk mundeni, do të thotë që pëlqeni rutinën, parashikueshmërinë dhe besnikërinë. Femrave që kërkojnë argëtim dhe net të trenta u nevojitet mashkulli i cili mund të lëvizë gishtin e vogël, por nëse kërkojnë bashkëshort atëherë ata që nuk mund të lëvizin gishtin e vogël janë ideal për këtë rol, thekson Sheehan. Përshtypja e përgjithshme Nëse secili gisht është pak më i gjatë se i pari duke krijuar një linjë të rregullt, kjo tregon personat metodikë, precizë dhe shumë praktikë. Ata janë të interesuar për detaje dhe gjithmonë e mbarojnë atë që kanë nisur. Janë miq dhe punëtorë të shkëlqyeshëm. Forma e shputës së këmbës Njerëzit me shputë të gjerë kanë shpirt jo të qetë dhe gjithmonë janë në kërkim të argëtimit. Janë më të lumtur derisa bëjnë diçka. Kinezët njerëzit e tillë i konsiderojnë stabil me të dy këmbët në tokë. Nëse keni shputa të gjata dhe të ngushta, atëherë me siguri pëlqeni që t’ju përkëdhelin, ndërsa dikush tjetër të kryejë punën tuaj, pohon Sheehan. Keni ndjenjë për të bukurën dhe pëlqeni që t’ju rrethojnë gjërat e bukura. Për kinezët shputat e tilla janë personifikim i princeshës, e cila mezi prek tokën me këmbë. Tipat e shputave Njerëzit me harkun e lartë të shputave janë të pavarur dhe pëlqejnë ta kalojnë kohën e lirë vetëm. Sipas traditës kineze, njerëzit e tillë më së shpeshti janë të karakterizuar si të ngurtë. Nëse keni hark të rrafshuar respektivisht shputa të lëshuara, ju jeni argëtues dhe të tjerët dëshirojnë të jenë në shoqërinë tuaj, thekson Sheehan.

Monday, October 29, 2012

10 Fytyrat me te bukura ne internet (VIDEO)

Shikoni 10 fytyrat me te bukura ne internet:

Sunday, October 28, 2012

Iluzione interesante optike (Video)

Me vetëm dy copa e letrës dhe disa linja të sakta, një artist ia doli që në mënyrë të thjeshtë të bëjë animacione mahnitëse.
Besoni atë apo jo, kurrë nuk ka qenë kurrë më e që lehtë që me ndihmën e vizatimeve të thjeshta dhe precize me letër transparente të imitoni ecje njeriu, lëvizje të turbinave, rrotave, të shtëna nga armët. Madje edhe heroi i lojërave kompjuterike, Pacman, mundet për një çast të “ngjallet”.

Lëpirësja që pushon lemzën, shpikja e një vajze 13 vjeçare (Shiko Videon)

Të gjithëve na ka ndodhur të përballemi me shqetësimet që shkakon lemza dhe jo rrallë herë jemi tmerruar nga kohëzgjatja e saj.
Por 13-vjeçarja Mallory Kievman, duket se e ka zgjidhur këtë problemduke zbuluar një ilaç me ndihmën e lëpirëses. Vajza ka filluar kërkimet për ilaçin kundër lemzës që përpara dy viteve. Ajo ka tentuar të ndalojë lemzëm duke pirë ujë deti, duke ngrënë sheqer, dheduke pirë ujë me kokë poshtë, por të gjitha këto nuk kanë dhënë rezultat. Sot ajo ka arritur të gjejë mënyrën e duhur për të shmangur këtë shqetësim. 13-vjeçarja po tenton që të prezantojë ilaçin e vet magjik, që quhet “Hiccupops”, të cilin e ka zbuluar në kuzhinën e prindërve të saj në Manchester, Connecticut. Pas disa provave dhe tentativave, Mallory vendosi të përziejë lëpirësen, verën e mollëve, uthullën dhe sheqerin, duke shpikur ilaçin ‘magjik’.

Mrekullia:Shpetoi i gjallë ne nje kuti plastike ne mes oqeani (video)

Nje amerikan qendroi mbi 26 orë ne mesin e Oqeanit pasi qe anija e ti ishte rrotulluar.
Ekipet e shpetimit u habiten kur gjeten ate te gjallë.Ai kishte qendruar ne nje kuti plastike e cila sherbente per zbarkimin e peshqëve. gjatë gjithëkohës ai kishte qendruar duke kenduar per tæi dhan veti vullnet per te mbjituar. Momentalisht gjindet shnosh e mirë dhe ai eshte i lumtur qe ka mbijetuar kete krizë

Martohet “Hashim Thaçi”!

Aktori i emisionin televiziv “Prrall me Tupan”, Halim Berisha i cili luan rolin e kryeministrit Hashim Thaçi,
para disa ditësh i ka dhënë fund beqarisë. “Thaçi” është martuar me Valjeta Sadrija.

Ja deleja me kokë së prapthi! (video)

Është bërë e famshme brenda pak orëve, si dhe ka fituar simpatinë e gjithkujt, delja që ka lindur me kokë së prapthi!
Në video duken qartë sytë dhe nofulla e deles që janë për së mbrapshti, me drejtim nga toka. Mr Macca, siç edhe vetë quhet, pohon se delja quhet Terry, lindi ashtu dhe jeton në një fermë në Angli. Madje, pretendon se delja është vizituar nga veteriner dhe ka rezultuar se ajo nuk ndjen dhimbje. “Mund të ushqehet lirshëm, mund të flejë dhe të bëjë gjithçka bëjnë dhe delet e tjera”.

Djaloshi më i guximshëm në botë (video)

Katërvjeçari Malkom pa problem ka realizuar lëshimin në stazën e biçikletave për ngasës profesionist “Helion” në Nju Hempshir edhe pse sigurisht kreatorët e stazës nuk e ka menduar asnjëherë që një djalosh kaq i ri të përdor.
Babai i Malkolmit ia kishte vendosur kamerën në helmetën e tij në mënyrë që ta regjistroj tërë këtë ngjarje. Djaloshi pa asnjë problem në stazën e cila është e vështirë edhe për ata që kanë përvojë të madhe me biçikletat. Megjithë një rrëzimi të vogël, ai shumë shpejt rikthehet në biçikletë duke e vazhduar lëshimin e tij.

Me gjak i krijon veprat e tij (Video)

Të gjithë artistët thonë se në punën e tyre investojnë shumë mund, gjak dhe djersë, ndërsa amerikani Vincent Castiglia këtë e bën në të vërtetë.
Qe gjashtë vite, ai vizaton me gjakun e tij. 30-vjeçari ka thënë se ka vendosur të pikturojë me gjak, sepse ka ndier që duhet të jetë më shumë i lidhur me veprat e tij. Castiglia ka treguar se ka marrë reagim pozitiv të publikut për veprat e tij, edhe pse ka të tillë që janë kundër punës që bën, si edhe të tillë që thonë se ai gënjen dhe nuk i bën veprat me gjakun e tij. Për të përfunduar disa vepra i nevojiten deri në tre muaj. Pikturat e tij kushtojnë nga 950 deri në 26.000 dollarë.

Kjo krijesë ka instinkte të frikshme vrasëse (VIDEO)

Kur nis e sheh këtë video, e ke të vështirë që të dallosh se ku është leopardi, që është maskuar për mrekulli, në pritje të presë.
Pasi aty pranë kalon një tufë me impala, e kupton se çfarë instinktesh vrasëse ka kjo krijesë. Video është realizuar në një park në Afrikën e Jugut nga Martha van Rensburg.

Vetura me 2 timon dhe dy motor ne anen e kundert(video)

Disa mekanik ne Rumani kanë arritur te ngjesen dy vetura te markave te ndryshme në një te vetme.
Vetura ka dy timon dhe dy motor,dy ulse në njërën anë duket Opel Astra por në tjetrën Volkswagen Passat ne video duket se si vetura tërheq zvarr njëra pjesë tjetrën.Sipas asaj qe duket ne video Passat eshte me i fort

Mjekja vodhi foshnjën për të ngjallur të ëmën

Një gjykatë në Zvicër ka dënuar një mjeke psikiatre me tre vjet burg për rrëmbimin e një foshnje në Rumani, në mënyrë që “të rimishëronte” të ëmën e saj të vdekur.
Konstanta Albumel, 40 vjeçe dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar 800 milje nga shtëpia e tyre në Zyrih për në qytetin rumun, Timisoara, ku e vodhën foshnjën nga spitali lokal i fëmijëve. Albumel kishte performuar rituale shamane (shtriganësh) mbi foshnjën. Nëna e dy fëmijëve, e cila ka nënshtetësi zvicerane, por është me origjinë nga Bukureshti, ishte “obsesionuar” me idenë e “rimishërimit” të së ëmës së saj të vdekur. Bashkëshorti i saj, një ekspert teknologjie që punon në një bankë në Zvicër, ishte bërë pjesë e planit të rrëmbimit pasi ajo kishte kërcënuar se do të divorcohej prej tij. Ata e regjistruan foshnjën si fëmijën e tyre duke përdorur dokumente false. Por Interpoli, i kontaktuar nga Policia rumune, i arrestoi dy muaj më vonë. Gjykatësi e krahasoi krimin e tyre me vrasjen. Foshnja iu kthye prindërve të saj bashkë me një kompensim prej 40.000 eurosh.

79 vjeçari, vrau gruan dhe i hëngri krahun

Një 79 vjeçar i cili kishte emigruar nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën e vrasjes së gruas së tij.
Të enjten, policia në Massachusetts e gjeti Jieming Liu të ulur në karrige e të lyer në gjak.Sipas policisë, gruaja e tij 73 vjeçare u gjet e mbuluar nga gjaku në dhomën e gjumit. Djali i agresorit tha se babai i tij nuk e dinte se çfarë po bënte në atë moment por vetëm bërtiste duke thënë “kjo nuk është nëna jote”. Ndërsa kërkoi pafajësinë, Liu tha se gjithçka e kishte bërë për vëtëmbrojtje.

Dërgon një bombë false për të ndaluar martesën e motrës

Një turk, që jetonte në Londër, dërgoi me postë një bombë false në ditën e martesës së motrës së tij. Hasan Aydemir, 28 vjeç, nuk ishte i gëzuar që motra e tij më e vogël, Hatixhe, po lidhte kurorë me Menderes Atici, pa marrë bekimin e familjes.
Kur u bë e qartë se bomba nuk ishte e rrezikshme, dasma vazhdoi dhe çifti u martua. Ai tani ka dalë përpara gjykatës në Angli. Në emër të tij, kunati Secki Kocack ka lexuar një deklaratë ku thuhet: “Familja e gruas sime ishte shumë e pakënaqur me faktin se vajza po martohej pa konfirmimin e familjes. Ajo ka sjellë turp në familjen tonë. Burri me të cilin do martohej nuk kishte punë dhe familja nuk e njihte atë”. Gjyqi po vazhdon. Aydemir ka hedhur poshtë akuzat.

Motër, ka ardhur koha të rrëfehesh!(video)

Tulsa: Me sa duket “murgesha” në video ka një zakon të keq. Gruaja në foto është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa vidhte birrë në një market.
Videoja e cila është hedhur në YouTube, nuk jep hollësi se ku e si ka ndodhur ngjarja, ndaj ekziston mundësia të ketë qenë një hajdute që vendosi ta vishte kostumin e Halloëeen-it disa javë më parë.

Momentet magjike kur një delfin lind beben e saj (VIDEO)

Ky është një nga momentet e rralla të fiksuara në kamera kur një delfin sjell në jetë një bebe. Ngjarja e rrallë është filmuar në një lagunë në Havai. Delfini 12 vjeçar, Keo, lindi beben duke u asistuar nga të afërmit e saj, por edhe nga kujdestarët e lagunës.

Aksident i rëndë live në spektakël, shokohen teleshikuesit (VIDEO)

Dihet se televizori është magneti i vëmendjes tonë, të gjithë aty përkushtohemi për disa orë të tëra gjatë ditës.
Por, spektaklet, emisionet televizive etj, sa të mirë the tërheqës që janë ndonjëherë bëhen edhe më… tërheqës, citon alb-observer.com, pasi të lenë pa frymë. Kështu, janë disa çaste të cilat të habisin më shumë sesa ai që aksidentohet në emiton. Ndorkohë, edhe pse kanë kaluar thuajse gjatë vjet, kjo video vijon të mbetet më e preferuara e vizitorëve në internet, pasi atë e kanë parë më shumë se 18 milionë njerëz!/alb-observer Ndiqni në vijim incidentin që shkoi 18 milionë njerëz:

Këto janë raste ekstreme të kirurgjisë plastike (FOTO)

Një emision televiziv do të trajtojë rastet më ekstreme të kirurgjisë plastike.
Quhet ‘20/20 Going to Extremes’ dhe sjell disa raste vërtet interesante. Kështu në emision shfaqet Lacey Wildd, nëna e gjashtë fëmijëve, që jeton në SHBA. Ajo ka bërë 12 operacione në gjoks, por thotë se nuk do të ndalet derisa të arrijë gjoksin më të madh në botë. 44 vjeçarja aktualisht ka gjoksin e shtatë më të madh në botë. Ai peshon 9.5 kilogram. Por ajo nuk ka bërë ndërhyrje vetëm në gjoks, por edhe në buzë, vetulla e të pasme. “Tani mendoj se dukem mirë. Jam pak a shumë si Barbie”. Meqë ra fjala tek Barbie, më poshtë keni edhe fotot e Justin Jedlica, djalit që kërkon të ngjajë me Ken-in, të dashurin e Barbie-t. Amerikani ka shpenzuar më shumë se 100 mijë dollarë dhe plot 90 ndërhyrje gjatë dhjetë viteve. Gjithçka për të ngjarë me kukullën Ken. Në vend që të shkojë në palestër, ai ka vendosur që gjithçka ta zgjidhë me kirurgji plastike, për të pasur një trup me forma, një pako gjashtëshe në bark, nofullat dhe mjekrën që duhet, sytë e vetullat. “Jam pak a shumë duke e arritur atë imazh që kam në mendje,” thotë ai.(tema)

Për 30 sekonda, bën 35 salto (Video)

Miranda Ferguson, një 16-vjeçare, tifoze në Teksas, ka mahnitur me performancën e saj të gjithë shikuesit, duke arritur rekordin botëror me salto mbi duar.
Miranda është regjistruar në Librin e rekordeve Guinness të rekordeve, duke bërë 35 salto për 30 sekonda. “Unë kam qenë me të vërtetë e nervozuar dhe kam menduar se mund të rrëzohem nëse nuk e bëj edhe një tjetër salto. Vendosa të qëndrojë deri në të 35-ën salto. Unë jam shumë e befasuar, por tash e kam me të vërtetë më lehtë”, tha Miranda, transmeton Albinfo raportin e Daily Mail.

Vajza që ka frikë të shkojë në tualet

Një vajzë 20-vjeçare britanike ka një frikë shumë të çuditshme: ajo terrorizohet kur i duhet të shkojë në tualet sepse ka fobi nga WC-të, një fobi e zhvilluar kur ka qenë e vogël.
Ney Decino, e cila ka një vajzë 9-muajshe, ka nevojë për një shoqërues kur duhet të bëjë nevojat personale pasi në moshën 4-vjeçare ka parë filmin “Look Who’s Talking Too”, në një pjesë të të cilit është një WC që fillon të flasë. Që nga ajo kohë, Ney i ka tmerr tualetet. Në filmin e vitit 1990, personazhi me emrin “Njeriu-Tualet” shfaqet me sy të mëdhenj dhe me dhëmbë si të vampirëve. “Që nga ajo kohë jam e tmerruar. Ka pasur raste që jam lagur duke u kthyer në shtëpi pasi në banjën e shkollës kisha frikë të hyja. Gjithmona doja mamin afër”, citohet vajza nga ‘Daily Mail’. Tashmë që është rritur, 20-vjeçarja ka frikë “vetëm” të shkarkojë ujin pasi ka “mbaruar punë”: “Kur nuk kam njeri ta bëjë këtë gjë për mua, e shkarkoj dhe iki me vrap. Më duket sikur uji do më marrë me vete. E di që është një frikë idiote, por nuk kam çfarë të bëj.”

Hyn në librin Gines pasi dhuron 325 litra qumësht gjiri (FOTO)

Një nënë nga Teksasi, SHBA ka hyrë në librin e rekordeve Gines si dhuruesja më e madhe e qumështit të gjirit.
Alicia Richman, 28 vjeç, ka dhuruar 325 litra qumësht gjiri nga qershori 2011 deri në mars të vitit 2012. Qumështi i saj ka shkuar për një organizatë bamirëse, që ndihmon të lindurit me probleme ushqimi. Ajo tha se gjithmonë nxirrte me pompë qumësht nga gjiri, pasi kishte pafund. Ajo nisi të dhuronte qumështin menjëherë pasi lindi djalin e saj, që tani është 19 muajsh. “Ndjej sikur Zoti më ka bekuar mua me kaq shumë qumësht dhe se duhet të bëja diçka speciale me të. Ka nevojë për të, pasi ka kudo bebe që kanë nevojë për qumësht gjiri për të mbijetuar”. Alicia ka thyer rekordin e mëparshëm, që ishte vetëm 87 litra. Ajo thotë se do të thyejë rekordin e saj kur të bëjë fëmijën e dytë, ndërkohë që fton femrat kudo që të japin qumësht gjiri.

Mban 51 gota në një dorë!

Pekin, 27 tetor – Një kamerier britanik arriti sot në Pekin të mbajë në një dorë 51 gota vere, duke thyer kështu rekordin botëror, njoftuan organizatorët.
Philip Osenton, 43 vjeç, ka punuar në hotele të mëdha në Londër, duke përfshirë ato Ritz dhe Savoy, para se të shkonte në Kinë, ku punoi si konsulent i specializuar për verërat. Ka përvojë të madhe në manipulimin me gota të verës. “Mbajtja e gotave është një specialitet imi. Kur isha kryekamerier në Ritz, duhej të përgatisja një restorant prej 140 vendesh. Kjo do të thotë të vendosja 280 gota në një kohë shumë të shkurtër”, deklaroi Osenton, transmeton BW. Rekordi i mëparshëm prej 39 gotash në njërën dorë u realizua në vitin 2007 nga një filipinas në një restorant në Barcelonë.

Hedh në gjyq gruan se…ishte e shëmtuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë. Pekin: Jian Feng pasi u nda nga gruaja e hodhi po ashtu në gjyq dhe e gjithë kjo, sepse ishte e shëmtuar.
Më e keqja është se gjykata i ka dhënë të drejtë dhe ka vendosur ta dëmshpërblejë duke i akorduar plot 93 mijë euro, siç bën të ditur “Fox 31″. Atë filloi ta bezdiste “shëmtia” e gruas pas ardhjes në jetë të vajzë së tyre. Ai ishte frikësuar nga pamja e fëmijës duke e cilësuar tmerrësisht të shëmtuar dhe duke thënë se nuk i ngjante asnjërit prej tyre. Fillimisht Feng u inatos dhe e akuzoi bashkëshorten për tradhëti. E gjendur në një situatë të tillë, gruaja pranoi se pak përpara se të martohej kishte shpenzuar mbi 77 mijë euro për të ndryshuar pamjen e saj, shkruan as. Gjithçka ishte bërë para njohjes dhe ajo nuk e kishte parë të arsyeshme që t’i tregonte bashkëshortit. Zoti Feng kërkoi menjëherë divorcin duke thënë se ndihej i zhgënjyer dhe i mashtruar. Gjyqtari ra dakord me këtë arsyetim dhe vendosi ta dëmshpërblente për “dëmin” e shkaktuar

Fotografia që emocionoi botën

Duke vrapuar nga ndërtesa e djegur, me një fëmijë njëmuajsh në krahët e tij, zjarrfikësi përpiqet ta kthej vogëlushen në jetë…
Ky përshkrim i fotografisë së realizuar në New York, emocionoi tërë botën. Tragjedia ka ndodhur në natën e së enjtes, në Bronx. I dyshuari për vënie të zjarrit është 21 vjeçari Elgidio Lind, i cili dyshohet se ka vrarë të dashurën e tij, 32 vjeçaren Louisa Rodriguez, dhe vajzën e saj Angela, e pastaj ia vuri zjarrin apartamentit të saj.

Vogëlushja e mplakur

Një vajzë 1-vjeçare kineze vuan nga një çrregullim i rrallë lëkure që e bën atë të duket si një grua e moshuar. Yuxin Xiaoli është e prekur nga cutis laxa, një çrregullim që e bën lëkurën jo elastike dhe të varur.
Vogëlushja ka rrudha në fytyrë, ndërsa në trup gjendja e lëkurës është edhe më e keqe. Nëna e saj thekson: “Lëkurën e kishte kështu që kur lindi, por nuk i vumë rëndësi sepse menduam që të gjithë fëmijët janë kështu. Edhe analizat para lindjes nuk treguan asgjë anormale.”Ndërsa gjyshja e vajzës 1-vjeçare tregon: “Duket si një plakë e vogël. Herën e fundit që e çova tek doktori ta vizitoja, fëmijët e tjerë u trembën dhe nisën të qanin kur e panë. Më ka zënë frika ta nxjerr jashtë sepse të gjithë e shohin si të ishte UFO.”Yuxin ka gjithashtu probleme me zemrën, ka pneumoni dhe astmë. Shumicën e kohës ajo e kalon në spitalin e fëmijëve në Zhengzhou. Vetëm vitin e kaluar, familja e vogëlushes ka harxhuar rreth 10 mijë dollarë për trajtimin e saj mjekësor.(tch)