Monday, November 5, 2012

Femrat humbin tri javë në vit gjumë për shkak të gërhitjes së partnerit

Dashuria e vërtetë mund të mposhtë shumë gjëra, por gërhitja nuk është një nga to.
Ekspertët britanikë tregojnë se çdo e treta femër humb më shumë se tri javë gjumë në vit për shkak të gërhitjes së partnerit të saj. Studimi në të cilin janë përfshirë 2.500 njerëz, ka zbuluar se gërhitja është ankth i vërtetë për femrat, ndërsa rreth 39 për qind e tyre rregullisht shkojnë të flenë në dhomë tjetër, ndërsa çdo i dhjeti çift fle ndaras për shkak të gërhitjes. Si pasojë e gërhitjes së partnerit, mesatarisht partneri tjetër humb një orë e gjysmë gjumë çdo natë që për një vit është 574 orë, gjegjësisht rreth 23 ditë. Është interesante së përveç femrave, për gërhitje ankohen edhe meshkujt, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se gërhitja e zhurmshme mund të jetë simptomë e apnesë së gjumit, kur muskujt dhe indi i fytit lëshohen aq shumë gjatë gjumit saqë mund t’i bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.