Tuesday, November 6, 2012

Kopshti nenujor i skulpturave (Video)

Një artist britanik ka krijuar një kopsht ë tërë skulpturash, të cilat portretizojnë disa dhjetëra silueta burrash, grash dhe fëmijësh, të shkëputura nga jeta reale, të cilat ka preferuar t’i lërë në shoqërinë e qetë të peshqve dhe koraleve në fund të gjirit të Kankunit,
në Meksikë. Artisti 37- vjeçar Jason de Claires-Taylor me anët të skaj vepre ka dashur të tërheqë edhe më tepër zhytësit, të cilët e frekuentojnë këtë zonë, që përbën shkëmbin e dytë koralor më të rëndësishëm në botë, duke u ofruar një pamje tjetër të nënujit. Kopshti nënujor është bërë gradualisht edhe një habitat artificial për peshqit dhe jetën nënujore të cilët kanë ditur të grenë strehët e tyre mbi skulpturat. “Është njësoj si të vendosësh një skulpturë në Sahara”, – thotë artisti për ‘New York Times’. Në një seksion të veçantë e përbën një strukture që imiton një shtëpi banimi, me dritare, çati dhe oxhak, të gjitha nën ujë. Qëkurse parku u krijua në vitin 2009, ai është rritur gradualisht me rreth 500 skulptura, secila me një histori për të treguar. I tillë është rasti i një instalacioni i një grupi bankierësh, të gjithë veshur me kostum dhe me kokën të groposur në rërë, pranë të cilëve janë vendosur çanta të hapura dhe makina llogaritëse. Sipas autorit, ky instalacion simbolizon rezistencën dhe mohimin për të njohur krizën kanosës ndaj mjedisit dhe veprimet dritëshkurtër dhe përgjegjshmërinë e dobët të qeverisë dhe institucioneve bankare.