Sunday, November 11, 2012

Panxhari – viagra natyrale

Konsumimi i panxharit do të sjellë shumë përparësi, prandaj duhet të gjendet çdo ditë në pjatat tuaja.
Edhe shkencërisht është dëshmuar se panxhari ka efekt afrodiziaku. Qysh në kohërat e lashta, romakët e vjetër e kanë përdorur panxharin si afrodiziak. Edhe pse shumë bimë në kulturat e vjetra janë konsideruar afrodiziakë, për panxharin është dëshmuar shkencërisht një efekt i tillë. Panxhari përshpejton qarkullimin e gjakut në zonën e gjenitaleve. Po ashtu panxhari përmban shkallë të lartë të mineralit të borit, i cili nxit lirimin e hormoneve seksuale. Panxhari është i pasur me nitratet e pasura të cilat në trup shndërrohen në oksidin e nitratit i cili zgjeron enët e gjakut, shpejton qarkullimin e oksigjenit dhe nutrientëve, ndërsa juve ju jep më shumë energji. Një filxhan panxhar përmban vetëm 60 kalori dhe shumë fibra. Sheqernat në panxhar janë karbohidrate komplekse dhe për dallim nga sheqeri i bardhë, kaloritë nga panxhari vijnë me shumë nutrientë dhe fitokimikate që janë të shkëlqyeshme për shëndetin tuaj.