Tuesday, November 13, 2012

Moda e re e adoleshentëve: TREGOMË TËNDEN TË TË TREGOJ TIMEN!

Praktikisht, sexting është dërgimi i fotove provokuese gjysmë-nudo ose tërësisht nudo si dhe dërgimi i mesazheve me përmbajtje seksuale përmes telefonave celularë ose mesazheve elektronike.
Sipas studimeve 20% e adoleshentëve, nxënës të shkollave të mesme kanë dërguar foto të këtij lloji dhe sigurisht një lëvizje e tillë është tejet alarmate. Dashuria është një nga gjërat më të bukura por natyrisht jo në formë të tillë. Fëmijët nuk mund të mësojnë asgjë të vlefshme duke vepruar në këtë mënyrë, përkundrazi, ajo që arrihet përmes këtyre papjekurive është përçmimi i personalitetit të tyre, përgojimi shoqëror, shtatzënitë e padëshiruara dhe plot situata të tjera të pakëndshme. Akoma dhe në shoqërinë konservatore të Teksasit gjërat kanë marrë përmasa shqetësuese. Imagjinoni, 57% të nxënësve iu kërkua të dërgonin foto imorale, dhe 28% prej tyre iu përgjigjën pozitivisht kërkesave të tilla. Kjo punë funksionon kështu: “Tregomë tënden të të tregoj timen”, në qoftë se kjo për djemtë është diçka e natyrshme, për vajzat është pak më shumë se fyese. Jo vetëm për sa i përket reputacionit të tyre (se siç thotë dhe populli: “më mirë të të dalë syri se sa nami”) por dhe sepse sipas studiuesve rrezikojnë të implikohen me lëndë narkotike, alkool ose partnerë të shumëfishtë seksualë. Dhe nëse këtë e bën në moshën 25 apo 30 vjeç është e drejta jote, gjë që do të thotë se ke vetëdije të plotë për çdo lëvizje që bën. Por në rast se je 14 apo 15 vjeç maturia jote nuk është kompletuar plotësisht. Autoritetet janë mjaft të shqetësuara për rritjen e sexting në SHBA dhe mendojnë seriozisht që të ndjekin penalisht të gjithë ata që dërgojnë ose pranojnë foto nudo nga të miturit.