Tuesday, November 6, 2012

Qeni ruan 7 dite partnerin e ngordhur (VIDEO)

Për shtatë ditë një qen i mërzitur ka qëndruar roje pranë trupit të partnerit të tij, pa qenë i gatshëm për të pranuar vdekjen e shokut, pasi ai u godit nga një makinë në rrugë.
Qeni ka zvarritur trupin e partnerit të tij larg nga rruga në periferi të Filippovka, në rajonin Perm të Rusisë dhe ka refuzuar të lëviz nga aty. Në vend të kësaj ai ka vendosur putrat e tij mbi shokun në përpjekje për të mbajtur ngrohtë trupin e tij, duke pritur për një mrekulli që kurrë nuk do të vijnë. Shumë prej fëmijëve dhe të rriturit që kanë kaluar aty pranë, kanë parë skenën dhe kanë dëgjuar qenin duke ulëritur dhe qarë, kanë shpërthyer në lotë. Vendorët i kanë ofruar atij ushqim në mënyrë që ta largojnë nga aty që të mund të varrosin qenin e ngordhur, por ai nuk ka lëvizur. Shumë fshatarë të prekur nga ngjarja dhe besnikëria e vërtetë kanë premtuar se do të adoptojnë këtë qen të vetmuar sapo të përfundojë këtë gjendje.