Friday, November 9, 2012

Blero shan Mc Kreshën

Këngëtari kosovarë Blero, publikisht ka treguar disa herë se raportet e mira të tij të dikurshme me bashkëvendasin e tij Mc Kresha nuk janë më njejtë.
Madje ata disa herë nuk kanë kursyer as fyerjet e talljet në kurriz të njëri tjetrit. Por tani duket se diçka tjetër e ka irrituar Bleron i cili ka lëshuar një postim në Twitter duke përdorur edhe fjalë të rënda drejtuar një personi.
Duke ditur situateën e tij me Kreshën, i pari person që të bie në mend pas këtyre sharjeve, patjetër që është ai. Deri më tani, Kresha ka vendosur të mos komentoj asgjë rreth këtyre fjalëve të Bleros. Së fundmi një telashe tjetër ka ndodh mes këngëtarëve edhe për përfshirjen e Blerim Destanit në shoqërin e Kreshës dhe në klipin e tij të ri.