Monday, November 5, 2012

Popujt më të lezetshëm në botë

Amerikanët janë populli më i lezetshëm në botë. Në këtë klasifikim, spanjollët janë të parët përsa i përket Europës, të ndjekur nga italianët.
Sipas një sondazhi të rrjetit social “Badoo”, amerikanët renditen në vendin e parë, brazilianët në të dytin, spanjollët në të tretin, italianët në të katërtin dhe francezët në të pestin. Ja renditja e 10 popujve më tërheqës:
 1. Amerikanët
2. Brazilianët
 3. Spanjollët
4. Italianët
5. Francezët
6. Anglezët
7. Hollandezët
8. Meksikanët
9. Argjentinasit
10. Rusët Lloyd Pierce, drejtor marketingu i Baddo, tha: “Personalitetet më të famshme të planetit janë amerikanë: Obama mes liderve politikë, Jay-Z dhe Snoop Dog mes repistëve dhe Steve Jobs përsa i përket teknologjisë.” Nga ana tjetër, 5 popujt më antipatikë të botës janë: belgët, polakët, turqit, kanadezët dhe gjermanët. Në sondazh kanë marrë pjesë 30 mijë persona nga 15 vende të botës.