Friday, October 26, 2012

Një UFO në formë cigareje habit amerikanët (VIDEO)

Diçka shumë e çuditshme është pikasur në qiejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në tre shtete të këtij vendi është parë një objekt fluturues në formën e një cigareje. Astronomi Allen Epling tha se UFO-ja qëndroi për thuajse dy orë.
Mijëra njerëz thonë se kanë parë këtë UFO, që ishte në një lartësi rreth 30 kilometra, thuajse dy herë më lart se ç’fluturojnë avionët tregtarë. “Ishte diçka që nuk e kisha parë kurrë më parë. Përfundimisht nuk ishte aeroplan, helikopter jo e jo,” tha Allen Epling. Dëshmitarët në Kentucky, Virginia dhe Tennessee kanë parë këtë UFO. Ajo që e ka habitur më shumë astronomin është se si ka mundësi që objekti mban atë pozicion në një lartësi aq të madhe. Policia lokale thotë se nuk ka qenë në gjendje të identifikojnë ndonjë objekt në qiell.