Tuesday, November 6, 2012

4 gabimet me te shpeshta qe behen ne shtrat

Tashmë nuk është më sekret fakti që shumë çifte kanë ngatërruar sinjalet e kuptimit rreth asaj se çfarë dëshiron partneri në dhomën e gjumit.
Si femrat, ashtu edhe meshkujt, kanë mendime të gabuara rreth marrëdhënieve dhe mënyrës sesi t’i kuptojnë e interpretojnë dëshirat e partnerit. Kështu ekspertët kanë bërë disa studime ku kanë treguar gabimet seksuale të meshkujve dhe femrave. Gabimet seksuale që femrat i bëjnë shpesh: 1- Femrat nuk e kuptojnë pse meshkujt nuk e pëlqejnë përqafimin Pas marrëdhënies mashkulli ka nevojë për qetësi madje dhe për gjumë. Por kjo nuk ndodh me femrat. Ato do të donin që të qëndronin në krahët e tyre, që ata t’i puthnin, përqafonin, preknin pa pushim. Partnerja nuk duhet të mendojë se mashkulli nuk e do, por kjo çlodhje është fiziologjike dhe ai ka nevojë për të. 2- Femrat mendojnë se meshkujt nuk përjetojnë të njëjtat emocione Për femrat bota shpirtërore dhe emocionale e meshkujve shpesh herë duket e ftohtë, në krahasim me mënyrën sesi femrat e përjetojnë një lidhje. Por realisht nuk ndodh kështu janë meshkujt ata të cilët shpesh herë ndihen konfuzë, humbasin kontrollin, janë tejet të emocionuar, mund të mos e duan dritën gjatë një marrëdhënieje po ashtu si femrat etj. 3- Femrat mendojnë se meshkujt janë të gatshëm për seks në çdo kohë dhe në çdo vend Kjo nuk mund të thuhet gjithmonë. Por një femër do të donte të ishte në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar në çdo moment nga partneri i saj. Të anketuarat femra përgjigjen se meshkujt në moshë të re, realisht janë të tillë që shfrytëzojnë çdo çast. 4- Femrat nuk e kuptojnë se meshkujt dallojnë lehtësisht dashurinë nga seksi Ndodh vërtet kështu. Një mashkull nuk ka nevojë të ndjejë dashuri për t’i hyrë një marrëdhënieje. Por femrat nuk e kuptojnë këtë. Edhe një tradhti thjesht fizike nga partneri i tyre, për to është e rëndë sepse në të përfshijnë dashurinë edhe në ato raste ku ajo nuk ekziston. Gabimet seksuale që meshkujt i bëjnë shpesh: 1- Meshkujt mendojnë se femrat kanë dëshira më të ulëta seksuale Për meshkujt femrat nuk kanë aq nevoja seksuale sa ata. Por fakti që meshkujt janë iniciatorët e një raporti nuk ka të bëjë me dëshirën seksuale. Për këtë influencojnë shumë faktorë të tjerë si edukata, shoqëria, psikologjia e femrës etj. 2- Meshkujt mendojnë se të gjitha femrat duan romancë Kjo ndodh në libra dhe filma. Femrat nuk janë vetëm ato krijesat delikatë dhe engjëllore që ju mendoni. Statistikat kanë treguar se femrat kanë më shumë fantazi seksuale sesa romanticiteti i thjeshtë. 3- Meshkujt mendojnë se femrat duan meshkuj të bukur Duke u nisur nga pornostarët dhe meshkujt e filmave, burrat mendojnë se femrat i duan këta meshkuj. Por ata harrojnë se ajo që ndodh aty nuk është aspak e vërtetë me realitetin seksual. Një femër do mashkullin që ka në krah. 4- Meshkujt duan që kur ata janë gati për seks ato të duan të njëjtën gjë Ekspertët tregojnë se sistemet seksuale të meshkujve dhe femrave janë të ndryshme. Nëse mashkulli mund të realizojë një marrëdhënie në një moment që e dëshiron femra ka nevojë për një parapërgatitje jo vetëm fizike por dhe psikologjike./Tirana Observer/