Thursday, November 15, 2012

Leonora Jakupi: “Nuk jam martuar”

Bukuroshja Jakupi ka demantuar lajmin se ajo është e martuar. Madje këngëtarja shprehet mjaft e irrituar me këto postime që po qarkullojnë në internet.
Leonora ndjehet mjaft e zhgënjyer nga njerëzit që kanë keqpërdorur fotografitë e saj private me familjen, dhe më pas të njejtat kanë qenë të montuara, ku edhe më vonë u shpall lajmi se ajo ishte e martuar. Ajo thotë se nuk posedon asnjë llogari në facebook ose Twitter, ajo ndjehet e brengosur se shumë njerëz kanë hapur llogari në emër të saj, dhe po të njejtët japin mendime në emër të këngëtares. “Këtu shfaqen njerëz me adresa të rrejshme dhe nuk di se si të veproj me ta. Por sido qoftë kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, sepse mua personalisht nuk mund të më dëmtojnë në asnjë mënyrë”, shton ajo.