Saturday, November 3, 2012

Sallon bukurie vetëm për fëmijë

Në kryeqytetin libanez, Bejrut, është hapur një sallon bukurie për fëmijë.
Klientë të sallonit mund të jenë vetëm fëmijët nga katër deri në 12 vjet. “Secila vajzë, e vogël ose e rritur, ëndërron që një ditë të bëhet nënë. Prandaj vajzat sillen si nënat duke u veshur pikërisht si ato. Ndërsa ky është vendi ku u plotësohen ëndrrat e tilla”,- ka deklaruar pronarja Hania Halvani, transmeton BW. Ajo ka thënë se salloni ka punë, sidomos në raste ditëlindjesh të fëmijëve, dasma, festivale dhe festa fetare.