Saturday, November 3, 2012

Cigarja do te vrase 1 miliarde njerez brenda ketij shekulli

Brenda fundit të këtij shekulli, duhani do të vrasë deri në 1 miliard vetë.
Ky është parashikimi i doktor John Seffrin, përgjegjës i “American Cancer Society”, që ka folur nga Lugano gjatë një konference ku morën pjesë ekspertët kryesorë botëror të luftës kundër kancerit. Nga Zvicra, specialistët kanë lëshuar një paralajmërim për qeveritë, në mënyrë që të bëjnë më shumë për të goditur industrinë e duhanit, që është përgjegjëse për katastrofa në lidhje me shëndetin publik. “Nëse prirja aktuale nuk do të ndalohet, duhani do të vrasë një miliard vetë gjatë këtij shekulli”. Shkencëtarë kanë llogaritur se cigarja vret më shumë se gjysmën e të gjithë duhanpirësve. E përkundër faktit që dihen rrisqet që sjell për shëndetin, çdo vit regjistrohen 30 milionë duhanpirës të rinj. Sipas studimeve të bëra nga ekspertët e Universitetit të Oksfordit, gjithashtu rezulton se nëse i thonë lamtumirë cigares sa më shpejt, kjo mund t’u dhurojë 10 vjet jetë më shumë. Mirëpo, rreziqet e vdekjes shtohen menjëherë me sasinë e cigareve të ndezura, edhe për ata që konsiderohen “duhanpirës të lehtë”. Edhe për ata që tymosin vetëm një cigare në ditë, nivelet e vdekshmërisë janë deri dyfish në krahasim me ato që nuk pinë duhan.