Saturday, November 3, 2012

Vrasje mizore: Therr të birin 100 herë me thikë deri në vdekje - VIDEO

40-vjeçarja Elzbieta Plackowska, emigrante nga Polonia ka vrarë djalin e saj shtatë vjeçar, Jastin duke e therrur për 100 herë me thikë dhe vajzën e shoqës së saj, pesëvjeçaren Olivia Dworakowski duke e therrur 50 herë.
Kjo vrasje erdhi pas një grindje mes Elzbietës dhe burrit të saj, pasi që ai udhëtonte shumë dhe nuk rrinte në shtëpi. Sipas mediumeve amerikane fëmijët para se të flinin kishin filluar të kërcenin mbi krevat. Elzbieta i ka thënë fëmijëve se "e keqja" ka hyrë në trupat e tyre dhe se ata duheshin që të përkuleshin dhe të luteshin që "e keqja" të dalë nga ata. Ajo pastaj e ka marrë një thikë dhe e ka therë për 100 herë djalin e saj, ndërsa vajzën e shoqës të cilën e ruante ajo atë natë pasi që e ëma ishte e zënë e ka therrurr plot 50 herë, me çka kanë vdekur që të dy fëmijët. Ajo në polici ka tregur se si djali dhe vajza i janë lutur që të ndalojë, mirëpo ajo nuk kishte ndaluar deri sa nuk mbetën të vdekur ata. Shefi i policisë tha se kjo është vrasja më mizore që kishte parë në karrierën e tij të gjatë në polici. Kjo vrasje mizore ka ndodhur në Naperville, në shtetin e Illinois.