Thursday, October 18, 2012

Trupi i vdekur mbahet në pozicion vertikal tre ditë rresht

Një burri nga Porto Riko i është plotësuar dëshira e tij e fundit, të qëndrojë në këmbë, edhe pas vdekjes.
Një lloj trajtimi special i balsamimit është përdorur në kufomën e 24-vjeçarit Angel Pantoja Medina për ta mbajtur në këmbët e tija tre ditë pas vdekjes. I veshur me kapelë bejsbolli të ekipit amerikan Yankees dhe syze dielli, Pantoja është vajtuar nga familjarët e tij derisa po qëndronte i mbështetur në dhomën e fjetjes së nënës. Vëllai i tij, Carlos, ka thënë për gazetën lokale El Nuevo Dia: "Ai ka dashur të jetë i lumtur, të qëndrojë në këmbë".