Thursday, October 18, 2012

Pakistan, Martesë Dy Fëmijëve 7 Dhe 5 Vjec

Policia ndalon martesën mes dy fëmijëve që po organizohej nga prindërit e tyre. Ngjarja ka ndodhur në një prej qyteteve më të mëdha të Pakistanit. Në pranga kanë përfunduar prindërit e fëmijëve që janë të moshës 7 dhe 5 vjec, si dhe personi që do të bekonte ceremoninë martesore.
Duheshin dhe pak minuta që kleriku mysliman të bekonte ceremoninë mes Mohammad Ëaseem 7 vjec dhe Nishain Karachi 5 vjec para 100 të ftuarve kur policia ndërpreu gjithçka. Ligjet pakistaneze lejojnë martesat nen 18 vjec, por disa myslimanë shkojnë edhe më tej. Ata thonë se martesat nuk kanë rëndësi moshën, por mjafton të jetë arritur mosha e pubertitetit. Prindërit shpjegojnë se e kishin parashikuar këtë martesë rreth 8 vite të shkuara, ku fëmijët e tyre ende nuk kishin lindur. Pritet që prindërit të dalin nesër para gjyqit. Autoritetet pakistaneze janë shokuar që një ngjarje e tillë zhvillohet në zemër të Pakistanit. Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Pakistan thotë se këto ngjarje janë të pashmangshme. Madje as ligji sipas tyre nuk i dënon ashpër këto vepra penale. Maksimumi i dënimit ndaj këtyre prindërve arrin në një muaj burg, ose ose thjesht 10 dollarë gjobë.