Wednesday, October 24, 2012

Një Gërdec Në Rusi, Por Pa… Viktima! (Video)

Dëme të mëdha materiale u shkaktuan si pasoj e një shpërthimi të katër tonë lëndëve plasëse dhe municionesh në Rusi! Siç u bë e ditur, ditën e djeshme gjatë transferimit të katër tonë lëndëve plasëse dhe një sasie të konsiderueshme municionesh për mirëmbajtje, që i përkisnin ushtrisë ruse, gjatë ngarkimit të tyre në një tren për transferim, si pasoj e neglizhencës dhe mos respektimit të rregullave të sigurisë, u shkaktua ky shpërthim.
Incidenti, citon alb-observer.com, ndodhi në një bazë ushtarake në qytetin e Orenburgut në Rusi. Megjithatë, nuk u raportuan viktima. Sipas një njoftimi të dalë zyra e shtypit të ushtrisë ruse, mësohet se: “Punëtorët në bazën ushtarake, dështuar në përputhje me standardet e sigurisë të aplikueshme në momentin kur ata avancuan në ngarkimin e një sasie të madhe municionesh dhe lëndëve plasëse në një tren”. Në qytetin, që ndodhet në verilindje të kryeqytetit rusë dhe 1.250 km larg tij, shumë ndërtesa pësuan dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, banorëve të zonës së shpërthimit iu këshillua evakuimi paraprak nga vendbanimet e tyre për arsye sigurie. Sipas autoriteteve ushtarake, në këtë incident shpërthyen raketa, predha dhe bomba.