Sunday, October 28, 2012

79 vjeçari, vrau gruan dhe i hëngri krahun

Një 79 vjeçar i cili kishte emigruar nga Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën e vrasjes së gruas së tij.
Të enjten, policia në Massachusetts e gjeti Jieming Liu të ulur në karrige e të lyer në gjak.Sipas policisë, gruaja e tij 73 vjeçare u gjet e mbuluar nga gjaku në dhomën e gjumit. Djali i agresorit tha se babai i tij nuk e dinte se çfarë po bënte në atë moment por vetëm bërtiste duke thënë “kjo nuk është nëna jote”. Ndërsa kërkoi pafajësinë, Liu tha se gjithçka e kishte bërë për vëtëmbrojtje.