Monday, October 22, 2012

E lidhin gjate gjumit ne shtrat, lirohet pas 82 oresh…i vdekur (video)

Filmimi integral, i regjistruar nga telekamerat e sigurisë së spitalit të San Lucas në Salerno, tregojnë tre ditët e kaluara aty përpara se të vdiste, të një mësuesi. Për herë të parë imazhet janë shfaqur nga revista “Espresso”, pasi kanë rënë dakord edhe me familjarët e arsimtarit.
Ai ishte shtruar aty më 31 korrik 2009 për një trajtim shëndetësor të detyruar mendor, pasi sipas policisë një natë më parë kishte hipur me makinë në trotuar, duke shkaktuar incidente e të plagosur. Por edhe pse nuk ka qenë i dhunshëm dhe ka bashkëpunuar me repartin psikiatrik, pas shtrimit në spital, mbahet në masa të rrepta sigurie, pa pirë e pa ngrënë, deri edhe duke u lidhur gjatë gjumit. Por u lirua vetëm pas 82 orësh…i vdekur.