Tuesday, October 30, 2012

Eklips magjepses ne Azi e SHBA, ja ç’ndodhi! (video)

Vetem Evropa s’ka mundur ta shijoje fenomenin e rralle, kur hena mbuloi 96% te diellit.
Vetëm vëzhguesit e qiellit nga Fuji deri në Grand Canyon kanë mundur ta shijojnë gjatë të dielës, hënën që gati ka mbështjellë diellin, duke e mbuluar plot 96%, për të krijuar një “unazë zjarri” dramatike, pikërisht mbi një rrip të ngushtë të Azisë lindore dhe perëndimit të Shteteve të Bashkuara. Eklipsi vjetor, në të cilin Hëna kalon përpara Diellit, duke lënë vetëm një unazë të artë rreth skajeve të tij, mundi të shikohej fillimisht vetëm në Azi. Më pas lëvizi drejt Paqësorit, për t’u shikuar pjesërisht në perëndim të SHBA. Në Japoni, të ashtuquajtur “ture eklipsi” u organizuan në shkolla dhe parqe, në anije, apo edhe nëpër avionë privatë. Ngjarja u transmetua direkt edhe në TV Tokio, teksa kryeqyteti japonez nuk vërente një fenomen të tillë që prej vitit të largët 1839. Evente të ngjashme u mbajtën edhe në Kinë e Tajvan, ku dashamirësit e fenomeneve qiellore u desh të mbronin sytë e tyre. Në SHBA, grupe kuriozësh u vendosën në Reno, Nevada, Oakland, apo Kalifornia. Natyrisht, evropianët (ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët), që s’kanë pasur mundësinë ta shohin “live”, mund ta shijojnë përmes një video këtu poshtë: